
Është zyrtare: Selena Gomez dhe Benny Blanco janë të fejuar. Lajmi u bë i ditur nga vetë këngëtarja, duke shënuar një moment të rëndësishëm në jetën e saj personale (pas shumë dramash).
Gomez ndau lajmin e lumtur përmes disa fotove në “Instagram” më 11 dhjetor, duke përfshirë një foto të të unazës së saj të fejesës.
Edhe në këtë ditë, Gomez kishte zgjedhur një pamje minimaliste, teksa manikyri i sa ishte në nuancat e një rozë të lehtë.
View this post on Instagram
Gomez dhe Blanco u shfaqën së bashku publikisht që nga dhjetori i vitit 2023. Profesionalisht, ata kanë një histori të gjatë me një sërë hitesh: Blanco prodhoi këngët e Gomez “Same Old Love” dhe “Kill Em with Kindness” në vitin 2015, dhe “Trust Nobody” në vitin 2016. Bashkëpunimi i tyre i madh i radhës ishte në këngën “I Can’t Get Enough” në vitin 2019 me J Balvin dhe Tainy. Në vitin 2023, Blanco gjithashtu prodhoi këngën e saj “Single Soon.”
Artikuj të sugjeruar:
- Nëse po kërkon kostume Halloween-i në çift, frymëzohu nga Selena Gomez dhe Benny Blanco
- U përfol se “tradhtoi” Benny Blanco-n: Reagon Selena Gomez
- Selena Gomez thotë se nuk fle kurrë vetëm në dhomë, por pse?
- Khëm-khëm! Selena Gomez dhe Benny Blanco janë fejuar?
- Selena Gomez aprovon trendin e thonjve dhe po, duket yll
- U shpall miliarderja më e re: Reagon Selena Gomez