Taylor Swift ka thyer rekord me turneun e saj të fundit.
Me përfundimin e “The Eras Tour”, duke dhënë gjithsej 152 koncerte, 62 vetëm në SHBA, këngëtarja e njohur grumbulloi shumën marramendëse prej 2 miliardë dollarësh, duke bërë vërtetë histori.
“Taylor Swift Touring”, kompania e produksionit të këngëtares, konfirmoi shifrat për herë të parë duke theksuar se 10,168,008 (e dime, shifër e vështirë) fansa ishin në koncerte duke ndjekur nga afër këngëtaren e tyre të preferuar, i cili performoi gjithsej 520 orë në skenë gjatë gjithë turneut.
Sipas New York Times, përmes koncertit të saj të 149-të dhe të fundit, i cili u zhvillua në Vancouver, British Columbia të dielën (8 dhjetor), turneu i Swift kishte shitur gjithsej mbi 2 miliardë dollarë në bileta.
Ndër të tjera, artikulli në fjalë thotë se shifra prej 2 miliardë dollarësh është një rekord:
“Dyfishi i shitjeve bruto të biletave të çdo turneu tjetër koncerti në histori dhe një pikë referimi e re e madhe për një biznes fitimprurës koncertesh ndërkombëtar”.
The Times raportoi se nata më e ngarkuar e turneut ishte Australia më 16 shkurt 2024, me 96,006 ‘Swifties’ që ndoqën performancën për tre net radhazi. Po ashtu, Stadiumi “Wembley” i Londrës - grumbulloi 753,112 njerëz.
Së fundmi, vlen të theksohet se tetorin e kaluar Swift u shpall muzikantja më e pasur femër në botë , duke ia marrë “kurorën” Rihanna-s .
Artikuj të sugjeruar: