Celebrity

Shpërthen më në fund Pete Davidson për lidhjet e tij: “S’dua të jem më ky dreq dështaku”

Shkruar nga Anabel

14 Dhjetor 2024

Shpërthen më në fund Pete Davidson për lidhjet e tij:
Getty

Pete Davidson është i njohur për marrëdhëniet e tij me gra të njohura dhe të realizuara në jetë, ama së fundmi komediani ka reflektuar duke thënë se është lodhur duke u njohur vetëm për këtë gjë në jetën e tij.

Për Pete, këto ditë, ai do të donte të njihej për "bërjen e një pune të mirë", në vend të jetës së tij të dashurisë. Ai u shpreh:

"Unë dua të jem prezent vetëm kur ka një film, stand-up, bamirësi ose sipërmarrje biznesi. Ky është momenti kur dua të më shohin. Nuk dua të jem ky dreq dështaku që thjesht del me vajza të njohura, nuk jam ky.”

Ky përditësim vjen disa javë pasi Maria Georgas, një ish-konkurrente "Bachelor" dhe mike e familjes Davidson, foli në mbrojtje të komedianit, pasi u pretendua në mënyrë të rreme se ai u kthye në rehabilitim prej ndarjes së supozuar të dyshes.

Lidhjet më të njohura dhe përfolura të aktorit përfshijnë ato me Ariana Grande-n, Kim Kardashian, Kate Beckinsale, Cazzie David dhe Madelyn Cline.

Artikuj të sugjeruar: