Çfarë të ndez më shumë? Partneri yt? Pornografia ‘etike’? Traileri i ‘Babygirl’? Jo? Mirë, si thua për minotaurët plot muskuj, një zanë rrëmbyese ose një fis alienësh të mëdhenj, me brirë dhe lëkurë blu?
Nëse i pëlqen përbindëshat më shumë sesa Nicole Kidman në këto momente, nuk je vetëm. Dhe nëse njeh ndonjë nga këta personazhe mitikë, ka të ngjarë të jesh tashmë një ndjekëse (ose të paktën një shikuese kurioze) e “SmutTok”, i njohur ndryshe si seksioni i romanëve romantikë "pikantë" të “BookTok”, komunitetit libradashës të TikTok-ut.
“BookTok” dhe përmbajtja “smut”, të cilat duket se dominohen nga autore gra, janë rritur në mënyrë të qëndrueshme që nga pandemia.
Krijesat mitike të lartpërmendura janë të gjitha nga disa prej romaneve më virale të fantazisë: minotaurët janë nga “Morning Glory Milking Farm” e CM Nascosta-s, në të cilën protagonistja Violet paguhet për të mastrubuar minotaurët në mënyrë që të korrë spermën e tyre.
Zana është nga "A Court of Thorns and Roses" e Sarah J Maas, një romancë e ngjashme me armiqtë që përfundojnë duke u dashuruar, me një gjahtar të vdekshëm dhe armiken e tij zanë.
Dhe alienët janë nga seria e “Ice Planet Barbarianst” e Ruby Dixon, në të cilën një grup grash njerëzore janë të bllokuara në një planet akulli, me vetëm alienët blu të fortë për shoqëri.
Një kërkim i shpejtë i këtyre titujve në TikTok sjell video reagimesh, ‘meme’ dhe komente (jo të gjitha pozitive), së bashku me kopertina që përshkruajnë kryesisht gra stereotipike të bukura që përqafojnë të dashurit e tyre përbindësha, qofshin ata ujq, bisha me brirë, ose minotaurë muskulozë.
Librat e preferuar të ‘SmutTok’ nuk janë domosdoshmërisht të gjitha lexime cilësore, por në një cep të caktuar, gjithnjë e më të zakonshëm të internetit, ato janë trillimet më të nxehta erotike përreth.
Të pëlqyerit e romaneve romantike dhe fantazi nuk është një fenomen veçanërisht i ri (kujtojmë, Twilight-in), por vitet e fundit, duket se objektet e dashurisë në këto romane janë bërë gjithnjë e më ekstreme.
Vampirët, sirenat dhe kukudhët që duken si Orlando Bloom, dikur më të bukurit e botës mitike, nuk po e japin më të njëjtin efekt për lexuesit. Tani gjithçka ka të bëjë me luspat, kthetrat dhe gjuhët shumë të gjata (dhe shtojcat e tjera).
Dixon (autorja e serisë ‘Barbarët e planetit të akullit’ ) beson se lexuesit që i shohin seksi këta përbindësha dhe krijesa fantazie, përkthehen si një përparim i natyrshëm i argëtimit arratisës që fantazia sjell në tryezë.
"Realiteti mund të jetë i mërzitshëm," shpjegon ajo. "Shumë lexues nuk duan të lexojnë për dikë që shkon në punën e tyre nëntë me pesë. Ne e dimë se si janë burrat dhe gratë e rregullta. Ne duam arratisjen në diçka ndryshe, diçka paksa e rrezikshme.”
A mund të ndodhë, pra, që gratë heteroseksuale, gjithnjë e më shumë të pakënaqura nga marrëdhëniet e tyre me burrat në jetën e vërtetë, po gjejnë ngushëllim romantik jo vetëm në histori zhytëse, por në fshirjen e burrave nga fantazitë e tyre fare?
Nuk është një ide shumë e pavend, duke pasur parasysh se gjithnjë e më shumë gra po zgjedhin beqarinë, prej situatës së tmerrshme të takimeve dhe aplikacioneve moderne.
Jordan Kistler, pedagoge e letërsisë angleze dhe viktoriane në Universitetin e Glasgow-s, thotë se këto romane mund të promovojnë sjellje jo të shëndetshme në marrëdhënie, si Eduardi që shikon Bella-n duke fjetur pa dijeninë e saj në “Twilight’.
“Shpesh, dashuria e mashkullit është e fiksuar në mënyrë jo të shëndetshme pas heroinës,” shpjegon Kistler. "Ekziston shqetësimi se leximi i mjaftueshëm i këtij materiali do të normalizojë një sjellje të tillë për lexuesin, duke e bërë të duket sikur ndjekja ose kontrolli obsesiv është thjesht një shenjë se sa shumë personi i do ata."
Ekziston rreziku që këto tregime mund të normalizojnë gjithashtu dhunën, sepse siç thotë Kistler, "është në 'natyrën' e përbindëshit të jetë i dhunshëm". Ajo vazhdon: “Edhe nëse përbindëshi mashkull nuk e lëndon kurrë heroinën, ka gjithmonë potencialin që ai mund ta bëjë. Kërcënimi i vazhdueshëm i dhunës është diçka që padyshim do të ishte jashtëzakonisht e pashëndetshme në një marrëdhënie reale.”
Përralla "E Bukura dhe Bisha" gjithashtu priret të jetë heteronormativ sepse e pozicionon burrin si të madh, të fortë dhe të frikshëm, ndërsa gruaja shpesh portretizohet si më e dobët dhe që ka nevojë për mbrojtje.
Megjithatë, thotë Kistler, historia zakonisht “forcon maskulinitetin tradicional më shumë se feminilitetin tradicional, pasi arsyeja pse heroina është e veçantë është shpesh se ajo 'nuk është si vajzat e tjera'."
Ajo shton: "Megjithatë, ka probleme të dukshme me këtë narrativë, në mënyrën se si ai denigron vajzat dhe gratë që kanë feminitetin tradicional. Por për shkak se romanca është shkruar kryesisht nga gratë dhe për gratë, zhanri është i interesuar të zgjerojë atë që do të thotë të jesh tërheqës përtej konvencionales.”
Pavarësisht nga të gjitha gabimet e mundshme të narrativës tradicionale, kjo mund të jetë joshja e thjeshtë pas romaneve romantike me përbindësha: librat janë gjithnjë e më shumë në shënjestër ndaj grave.
Jo vetëm kaq, por të jesh në to është dukshëm më pak i stigmatizuar se dikur. "Unë u rrita duke lexuar romane fantazi, por kurrë nuk u ndjeva sikur ata ishin libra 'për mua' pasi doja që personazhet femra të bënin më shumë sesa thjesht të shfaqeshin për të motivuar personazhet meshkuj," thotë Dixon.
Kjo epokë e re e ‘romancës së përbindëshit’, vazhdon Dixon, duket sikur “më në fund po përjetojmë atë mjedis fantazie që burrat e kanë dashur gjithmonë dhe më në fund po i lejojmë gratë të kenë historinë kryesore. Dhe për shkak se ne jemi të tërhequr pas historive emocionale, sigurisht që ka një dozë bujare romantike.”
Robert (autorja e ‘The Dragon's Bride’), beson se lexuesit e romancave fantazi mund ta shohin veten edhe tek përbindëshi.
“[Përbindëshi] ka qenë prej kohësh një metaforë në fantazi për 'tjetrin', dhe të shohësh ato pista monstruoze të marrin lumturinë e tyre të përhershme është thellësisht e kënaqshme për këtë autore me aftësi të kufizuara," thotë ajo, duke iu referuar vetes.
“Me pandeminë dhe shumë gjëra vërtet të frikshme që po ndodhin në dy vitet e fundit, është një lehtësim të jesh në gjendje të marrësh një libër dhe të hidhesh në një botë thellësisht të ndryshme nga ajo që pushton në ditët tona," ka përfunduar autorja.
Artikuj të sugjeruar: