Celebrity

Kim sjell trendin e guximshëm që po çmend njerëzit këtë dimër

Shkruar nga Anabel

20 Dhjetor 2024

Kim sjell trendin e guximshëm që po çmend njerëzit

Kim Kardashian ka vendosur të sjellë sërish në modë një nga idetë e saj më provokuese: “furkinin” (bikini prej gëzofi). Për koleksionin e ri të SKIMS, “Winter Heat”, që u lançua më 18 dhjetor, Kim prezantoi “furkinin” e famshëm që përbëhet nga një pjesë shumë e vogël lart dhe një po aq minimale poshtë. Ajo e kombinon me çizme deri në gju me lidhëse, duke krijuar një pamje dimërore, por aspak të zakonshme. Seti kushton 82 dollarë dhe tashmë po tërheq shumë vëmendje.

Kim sjell trendin e guximshëm që po çmend njerëzit

Në Instagram, "SKIMS" e përshkroi koleksionin si “më i nxehti për dimrin tuaj,” duke përfshirë edhe veshje të tjera prej materiali trikotazhi që imitojnë pamjen e një pulovre, por në formë pantallonash, bluza të shkurtëra dhe shumë të tjera.

Rikthimi i furkinit nga Kim ka ngjallur kujtime tek ndjeksit e saj. Në janar të 2015-ës, ajo postoi një foto të ngjashme në X (atëherë Twitter), duke shkruar “Furkini nga Kanye,” pasi ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, e kishte shkrepur foton gjatë një pushimi pas Krishtlindjeve.


Kim, tashmë 44 vjeç, po tregon se di të rifreskojë momentet më ikonike të saj, duke bërë që edhe kjo pjesë e gardërobës të bëhet hit një dekadë më vonë. Klientët po duket se janë gati për këtë rikthim të guximshëm.

A jeni gati për një "furkini" këtë dimër? Apo do ta lini Kim të shkëlqejë vetëm?