"Festivali i Këngës" në RTSH, mbylli dje mbrëma natën e dytë të festivalit e njëherazi dhe performimin e 30 këngëve konkurruese të këtij viti.
Finalja e madhe e festivalit do të zhvillohet më datën 22 dhjetor, live nga Pallati i Kongreseve dhe në ndryshim nga këto dy vitet e fundit, do të jepet vetëm një çmim i parë, kënga e të cilit do të përfaqësojë Shqipërinë në "Eurovision Song Contest 2025".
Ndonëse publiku ka filluar tashmë të bëjë parashikimet për këngën përfaqësuese të "Eurovision"-it, të ftojmë të votosh në sondazhin e mëposhtëm për të ndarë mendimin tënd:
Poll