Celebrity

Blake Lively padit protagonistin e “It Ends with Us” për ngacmim seksual

Shkruar nga Anabel

21 Dhjetor 2024

Blake Lively padit protagonistin e “It Ends with Us” për

Blake Lively ka paditur kolegun e saj nga filmi “It Ends with Us”, Justin Baldoni, për ngacmim seksual.

Ndërsa prej muajsh përflitej për mosmarrëveshje mes tyre në sheshxhirim, gjërat, sipas Blake Lively, kanë shkuar edhe më keq sesa thuhej, pasi ajo pretendon se është ngacmuar seksualisht nga aktori.

Dyshja punuan së bashku si protagonistë të filmit “It Ends with Us”, bazuar në romanin e Colleen Hoover.

Por aktorja, 37 vjeç, tha në padinë që ka siguruar TMZ se sjellja e Baldonit i shkaktoi asaj “dëm emocional të rëndë”. Baldoni, 40 vjeç, gjithashtu shërbeu si regjisori i filmit.

Sipas mediave ndërkombëtare, në padi thuhet se fillimisht është zhvilluar një takim për të trajtuar pretendimet e Lively dhe kërkesat e saj për rolin në film. Në të morën pjesë figura të ndryshme, përfshirë bashkëshortin e Lively, Ryan Reynolds.

Disa nga kërkesat që u trajtuan, sipas padisë të cituar nga TMZ, përfshinin: mosshfaqjen e videove ose imazheve të zhveshura të grave përpara Blake, mospërmendjen e varësisë së mëparshme nga pornografia e Baldonit, mosdiskutimin e çështjeve si përfitimet seksuale para Blake dhe të tjerëve, si dhe të mos bërit pyetje për peshën e Blake apo përmendja e babait të saj të ndjerë.

Sipas TMZ, padia thotë se “Sony Pictures”, prodhues i filmit, miratoi kërkesat e Lively.

Megjithatë, Lively pretendon në padi se Baldoni nuk i është përmbajtur këtyre rregullave të paracaktuara, pasi ai mori pjesë në një fushatë “manipulimi social” për të shkatërruar reputacionin e saj.

Avokati i Baldonit, Bryan Freedman, tha për “People” në një deklaratë se padia e Lively kishte për qëllim “të rregullonte reputacionin e saj negativ.” Ai gjithashtu tha se akuzat e saj janë “të rreme, skandaloze dhe me qëllim të dëmtojnë atë publikisht.”

Freedman shtoi se Lively shkaktoi probleme në setin e filmit, i cili aktualisht po transmetohet, “duke kërcënuar se nuk do të paraqitet në set apo se nuk do ta promovonte filmin.”

“It Ends with Us” tregon historinë e Lily-t, të luajtur nga Lively, një grua që është zhvendosur në një qytet të ri, ku takon dhe bie në dashuri me një burrë të quajtur Ryle, të luajtur nga Baldoni, i cili bëhet abuziv. Më pas, dashuria e saj e parë rikthehet dhe bota e saj ndryshon.

Zëra për sjelljen e Baldonit u përhapën më herët këtë vit, kur “The Daily Mail” publikoi një raport që pretendonte se Baldoni ishte “disi abuziv” në setin e “It Ends with Us”. Po të njëjtën ditë, “Page Six” raportoi se Baldoni krijoi një atmosferë “ekstremisht të vështirë” për të gjithë aktorët pas skenave.

Thashethemet për një grindje mes Lively dhe Baldoni shpërthyen më pas ndërsa ekipi i filmit nisi turin zyrtar. Baldoni bëri shumicën e intervistave vetëm dhe nuk pozoi për foto me aktorët e tjerë gjatë premierës së filmit në Nju Jork.

Artikuj të sugjeruar: