Moda

Lista: Çfarë del nga moda në vitin 2025 dhe çfarë rikthehet

Shkruar nga Anabel

24 Dhjetor 2024

Lista: Çfarë del nga moda në vitin 2025 dhe çfarë

Pa dyshim, ka shumë për të reflektuar teksa po kalojmë në vitin e ri 2025 dhe gjithçka lamë pas në vitin 2024. Teksa do të shohim pas për momentet më të rëndësishme të vitit 2024 në TV, muzikë, film dhe kulturë, do të hedhim një sy edhe te trendet e modës, pasi duhet thënë se jo çdo trend i këtij viti do të vijë me ne në 2025-ën.

Sipas mendimeve të eksperteve të fushës, kjo fazë e re do të përqendrohet në përqafimin e rehatisë.

Nga xhinset te këpucët, lexoni për të zbuluar saktësisht cilat trende do t’i lënë pas ekspertët e modës, sipas ELLE  dhe çfarë do t’i zëvendësojnë ato.

Dalin nga moda: Xhinset e mëdha

Hynë në modë: Pantallonat elastike

“Pantallonat elastike që mbajtën modelet në shfaqjen e modës së Prada për vitin 2025 menjëherë më vijnë në mendje, por po marr frymëzim për veshje nga lookbook-u i Ulla Johnson për resortin 2025. Po ashtu, planifikoj t’i vesh edhe në zyrë, me një xhaketë të feminizuar dhe këpucë me majë të mprehtë që shfaqen nën fundin e pantallonave.”, tha ekspertja Alexis Bennett Parker.

Dalin nga moda: Këpucë me takë të trashë

Hyjnë në modë: Çizme të lëmuara kalorsi


“Si një vajzë e shkurtër, zakonisht jam në anën e këpucëve që më japin më shumë lartësi. Por tani jam gati të zëvendësoj këpucët me taka të trasha me një palë çizme kalorsi, ashtu si modelet në shfaqjen e Ralph Lauren në Hamptons. Më quani Kate Middleton.” — Claire Stern, drejtoreshë dixhitale e Elle.

Dalin nga moda: Dizanji i leopardit

Hynë në modë: Dizanji i gjarpërit dhe zebra


“Po e them këtë me dashuri për gjithçka që ka lidhje me leopardin, por për mua ka mbaruar në vitin 2025. Pa dyshim është një klasik, por ka arritur një nivel që është afër të qenit shumë i zakonshëm. Për këtë arsye, do të zgjedh printe të tjera kafshësh në pranverë/verë 2025, si zebra në Schiaparelli ose gjarpër në Dries van Noten.” — Madison Rexroat, redaktore aksesorësh.


Dalin nga moda: Logo filmash

Hynë në modë: Detaje unike të modës

“Fillimisht ishte Barbie, tani është Wicked. Nuk mund të jem e vetmja që nuk dëshiron të vesh një titull filmi si një logo, apo jo? Ajo që do të doja të shihja më shumë janë bashkëpunime interesante të markave, si ai i Collina Strada me Baggu ose Pleasing i Harry Styles me J.W. Anderson.” — Meg Donohue, redaktore e modës dhe tregtisë.

Dalin nga moda: Taka shumë të larta

Hynë në modë: Slingbacks minimalistë

“Vështirë se po e besoj që po e them këtë, por jam gati t’i lë pas këpucët e pasigurta në vitin 2024. Nuk po them të gjitha takat—thjesht ato që nuk janë mjaft të qëndrueshme për të vrapuar rreth qytetit. Në vitin 2025, komoditeti është në krye të listës, dhe do të përqafoj elegancën e përditshme me slingbacks të thjeshtë dhe elegantë.” — Alexis Bennett Parker, udhëheqëse e përmbajtjes tregtare.