
Avokati i Justin Baldoni ka reaguar pas akuzave për ngacmim seksual që Blake Lively ka ngritur kundër aktorin, referuar periudhës kur dyshja luajtën rolet kryesore në filmin “It Ends with Us.”
Në një deklaratë të shpërndarë më 23 dhjetor, avokati Bryan Freedman iu përgjigj akuzave të Lively se publicistët e Baldoni, “TAG PR”, kishin drejtuar një fushatë denigruese kundër saj, duke dëmtuar reputacionin dhe bizneset e saj.
Ai u shpreh se në fakt aktori është kërcënuar nga dy persona shumë të fuqishëm.
“TAG PR veproi si çdo firmë tjetër menaxhimi krize që angazhohet nga një klient që përballet me kërcënime nga dy individë jashtëzakonisht të fuqishëm me burime të pakufizuara,” tha Freedman.
Freedman shtoi se “The Agency Group”– gjithashtu i njohur si “TAG PR”– po bënte punën kur ishte angazhuar nga Baldoni dhe tha se publiku kishte kontroll mbi perceptimin që kishte për Lively.
“Planifikimi standard i skenarëve që kishte hartuar TAG PR doli i panevojshëm, pasi audienca gjeti veprimet, intervistat dhe marketingun e Lively gjatë turit promocional si të papëlqyeshme, dhe reagoi natyrshëm ndaj asaj që media vetë e mori në konsideratë,” tha ai në deklaratë.
“People” raportoi në gusht se Baldoni kishte angazhuar menaxheren e PR, Melissa Nathan të (e cila kishte përfaqësuar më parë Johnny Depp) për të ndihmuar me promovimin e filmit të tij, i bazuar në bestsellerin e Colleen Hoover.
Thashethemet për një konflikt mes Lively dhe Baldoni shpërthyen kur kasti i filmit filloi turin zyrtar të shtypit. Baldoni realizoi pjesën më të madhe të intervistave vetëm dhe nuk pozoi për foto me kastin gjatë premierës së filmit në New York. Fansat gjithashtu vunë re se Lively, Hoover dhe kolegia e Baldoni, Jenny Slate, nuk e ndjekin Baldoni në Instagram.
Artikuj të sugjeruar:
- Blake Lively padit protagonistin e “It Ends with Us” për ngacmim seksual
- Pas Blake Lively, ja kush do të luajë në filmin e përshtatur nga libri i Colleen Hoover
- Thuhet se Blake Lively-t i doli situata jashtë kontrollit me filmin “It Ends With Us”
- Thuhet se Blake Lively ka frikë se “It Ends With Us” mund të shkatërrojë karrierën e saj si aktore
- Njerëzit shpërthejnë (sërish) ndaj Blake Lively, por pse?