Rihanna po shikon prapa në evolucionin e saj të stilit.
Përdoruesi i TikTok-ut Mystery Fashionist foli me këngëtaren për zgjedhjet e saj të stilit, të kaluarën dhe të tashmen. Nëna e dy fëmijëve është e njohur gjerësisht për pamjen e saj të guximshme, mbresëlënëse dhe madje fuqizuese në fushën e modës.
Për intervistën me video, Rihanna, 36 vjeç, veshi një pallto kamoshi ngjyrë kaki me astar leshi dhe e kombinoi me pantallona të zeza të gjera, një kapele bejsbolli dhe taka. Ajo mbante një shami jeshile smeraldi të lidhur rreth qafës, me flokët lëshuar dhe e përfundoi pamjen me një rrip lëkure të zezë të rëndë me elemente argjendi.
"Më pëlqen. Është duke dhënë pak Christian Dior", tha ajo për veshjen e saj që e vlerësoi me notën 10, duke vënë në dukje mëngët e xhaketës së saj. Ajo gjithashtu vuri në pah pantallonat, çizmet dhe rripin e saj YSL.
Kur TikTok-eri e pyeti atë se në çfarë trendi mode i vinte keq që mori pjesë, ajo u përgjigj: "O Zot, pse duhet të më kthesh pas në të shkuarën."
Ai vuri në dukje se shumë nga njerëzit që ai intervistoi në të kaluarën shpesh përmendnin kombinimin e tutave sportive dhe takave si përgjigje të kësaj pyetjeje, por Rihanna e adhuronte atë trend, tha ajo, “veçanërisht tani si nënë”.
“Kur fillova për herë të pare karrierën në muzikë dhe kisha veshur xhinse të gjera, me mbathjet jashtë”, tha ajo më pas si përgjigje të saj. "Çfarë dreqin po mendoja?"
Është një trend më i vjetër, por është rishfaqur vitet e fundit, tha intervistuesi.
Por Rihanna tha se është e lumtur që e la pas atë përiudhë. Ajo i kaloi duart mbi rripin e saj të trashë prej lëkure, aty ku më parë linte të brendshmet e saj të dilnin jashtë.
"Ky quhet maturim, miq!" përmbylli ajo, duke thyer me siguri zemrat e shumë vajzave që u janë bashkuar trendit dhe qartësiht e adhurojnë atë.