Festat po afrojnë dhe nëse ende nuk keni nisur pazarit për dhuratat, është koha të lëvizni! Por, si mund të zgjidhni dhuratën e përsosur për secilin nga njerëzit tuaj të zemrës? Mos u shqetësoni, ne do t’ju vijmë disi në ndihmë. Nga miku që është i fiksuar pas ushqimit te ai që i ka të gjitha, ja një guidë për dhuratat e festave.
1. Për të fiksuarin pas ushqimit
Nëse dikush jeton për gatime gourmet dhe eksperimente në kuzhinë, surprizojeni me pajisje të veçanta kuzhine. Ose, shkoni më tej me një set për të bërë pica në shtëpi apo një koleksion djathrash dhe çokollatash artizanale. Sepse kush nuk e do ushqimin?
2. Për të apasionuarin pas fitnesit
Gjithmonë është në palestër, duke vrapuar ose duke bërë yoga. Dhurojini një pajisje të fundit për matjen e aktiviteteve, një set me shirita elastikë cilësorë ose një çantë palestre.
3. Për njeriun e teknologjisë
Ka telefonin, laptopin apo orën më të fundit. Çfarë t’i dhuroni? Diçka akoma më futuristike! Provoni karikues wireless, pajisje smart për shtëpi ose kufje që reduktojnë zhurmat e jashtme. Nëse ai/ajo është duhanpirës/e, IQOS është një dhuratë elegante që është funksionale dhe inovative, e mbi të gjitha një alternativë më e shëndetshme për ata që nuk e lënë dot duhanin.
4. Për adhuruesin e rehatisë
Jeton për netët në divan me një batanije, Netflix dhe një filxhan me kafe. Dhurojini një batanije të butë, një set me qirinj luksozë ose një koleksion çajrash. Nëse i pëlqen të relaksohet duke pirë një cigare, IQOS ofron një mënyrë më të mirë për ta bërë këtë: pa tym dhe pa hi - perfekte për dikë që shijon netët e qeta në shtëpi.
5. Për fashionista-n
Dinë të gjitha trendet më të fundit dhe janë gjithmonë një hap para në lojën e modës. Dhurojini një shall elegant, vathë që bien në sy ose një çantë klasike.
6. Për njeriun që i ka të gjitha
Kjo është sfida më e madhe! Por mos u shqetësoni. Kërkoni dhurata që krijojnë eksperienca, si klasa gatimi, bileta koncerti ose një ditë në spa.
Dhurata të tjera që mund t’i konsideroni për të afërmit tuaj: parfum, pizhama, aksesorë për dekor, set çarçafësh, shportë me ëmbëlsira, set për kujdesin e lëkurës, një shishe verë etj.
- Artikull Promocional