Social Buzz

Shpërthen modelja ndaj përdorimit të Ozempic-ut në Hollywood: "Çfarë po u mësojmë fëmijëve?!"

Shkruar nga Anabel

28 Dhjetor 2024

Shpërthen modelja ndaj përdorimit të Ozempic-ut në

Jameela Jamil po flet kundër të famshmëve që përdorin Ozempic për të humbur peshë, të cilët ajo thotë se po japin një shembull të keq për gjeneratën e ardhshme.

Aktorja/modelja sapo ka hequr dorë nga përdorimi i ilaçeve të diabetit "të Hollywood-it", të cilat shumë njerëz po i përdorin për të hequr kilogramët shpejt.

Jameela thotë për Ozempic:

"Sasia e njerëzve në industrinë time që thjesht e përdorin atë për të shkuar nga të dobët në super të dobët, për t'iu përshtatur më në fund madhësive të mostrave... ka qenë e vështirë për t'u parë. Sidomos për ne që kemi luftuar me çrregullimet e të ngrënit. Për kë po e bëjnë këtë?"

Më tej, ajo vijoi e revoltuar:

"Kam në plan të dal jashtë këtij cikli. Trupat e mbushur do të kthehen sërish në modë. Gjithmonë bëjnë. Pastaj do të dalin përsëri nga moda. Pastaj kthehen. Nuk do luaj me trurin, zemrën, dendësinë e kockave, ose metabolizmin tim për një trend  që ju nuk mund të rrini dot pa iu bindur."

Jameela tha se ajo luftoi me anoreksinë në të kaluarën dhe gjithashtu ndau një foto ku dukej super e dobët, duke kujtuar kohën kur ajo ka qenë "duke pretenduar të jetë e lumtur" dhe "duke pretenduar se nuk është në prag të fikëti".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jameela Jamil (@jameelajamil)

Ajo gjithashtu ndau disa foto të saj të fundit duke shtuar: "Zoti më dhëntë forcën gjatë kësaj epoke të elegancës me Ozempic-un në industrinë time, për të vazhduar këtë punë të mirë që kam bërë me veten gjatë gjithë vitit 2025."

Çështja më problematike me Ozempic-un për Jameela-n është: "ÇFARË PO U MËSOJMË FËMIJËVE?!"

Artikuj të sugjeruar: