
Xhirimet për filmin e ardhshëm të “Peaky Blinders”, të titulluar “The Immortal Man”përfunduan së fundmi, por duket se gjërat nuk do të mbyllen me këtë film.
Gjatë një interviste të fundit me “Deadline”, krijuesi i serialit të njohur, Steven Knight, u pyet për atë që do të vijë pas “The Immortal Man”, dhe regjisori ndau një lajm emocionues për fansat që nuk janë gati të thonë lamtumirë.
“Po, është interesante që po e bëni këtë pyetje, sepse filmi do të dalë, dhe nuk do të jetë fundi. Nuk do të jetë fundi. Le t’a themi kështu,” tha ai në një mënyrë të drejtpërdrejtë.
Megjithëse ende nuk ka detaje të specifikuara, është emocionuese për fansat të dinë se ka plane të tjera për “Peaky Blinders” përtej “The Immortal Man”. Seriali ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm gjatë gjashtë sezoneve të tij, duke marrë vlerësime mjaft pozitive prej 93% nga kritikët.
Filmi gjithashtu u nominua për disa çmime, duke fituar çmimin për “Serinë Më të Mirë Dramatike” vitin 2018.
“The Immortal Man” ka një kast të jashtëzakonshëm, përfshirë Cillian Murphy, Rebecca Ferguson, Barry Keoghan, Stephen Graham, Haydn Stagg, Tim Roth dhe të tjerë. Projekti sapo ka përfunduar xhirimet, por ende nuk është njoftuar një datë e saktë për publikimin.
Artikuj të sugjeruar:
- Një listë me filma që mund të mos i kesh parë, por ia vlejnë
- Bëhuni gati! Netflix do të sjellë filmin e ri “Peaky Blinders”
- Jeta e Cillian Murphy-t qenka më interesante dhe e thjeshtë seç mendonim
- Përpos “Oppenheimer”: Një listë me filma dhe seriale në të cilat luan Cillian Murphy
- Aktori i “Peaky Blinders” thotë se është “fyese” kur njerëzit e fotografojnë