Eja shohim pak Tv

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në “BBVA” dje

Shkruar nga Anabel

5 Janar 2025

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Na lejoni t’ju themi për përmbledhjen e sotme se nëse vendosët të flinit herët mbrëmë, mirë bëtë, pasi s’qe prime-i më mirë. Për ju të tjerët që s’ju lë kureshtja gjithsesi, kemi mbledhur me pika çdo dinamikë të cilat po të mos i dini do të ndiheni sikur keni humbur diçka:

#1. Del në televotim brenda natës grupi i Olsit

Ju kujtohet kur Rozana dhe Olsi krijuan dy grupe me banorët e shtëpisë? Dje Ledioni dha lajmërimin se për grupin më pak të votuar nga publiku si të preferuar do të hapej një televotim dhe do të dilte menjëherë nga shtëpia njëri prej banorëve. Ky grup ishte ai i Olsit. E dimë, e dimë, aspak surprizuese.

#2. Fillon 'Nata e Gertës' me zënkën Gerta-Livia

Debati i mbrëmshëm i banoreve lidhej me atë moment që mund ta keni parë të gjithë nëpër videot në rrjete sociale: Gerta i thotë Livias se është "shkatërruese familjesh" dhe kjo e fundit largohet duke qarë e ndjekur nga Rozana.

Detaje të tjera që nuk dukeshin në këtë moment viral ishte ai kur Livia i thotë Gertës se “nuk është as sa gjysma e motrës së vetë”, referuar Olta Gixharit; dhe sulmin e panikut që përjetoi Livia në dhomën e rrëfimit ku po ngushëllohej nga Rozana, moment ky që u shoqërua me një muzikë të tepërt dramatike në sfond.

Debati mes tyre ishte aq i kotë sa sqarimi për pikënisjen e tij që duhet të jepej në prime, paskësh qenë i përhershmi muhabet “pisllëqesh në banjo” për të cilat s’mban njeri përgjegjësi.

Vërtet na interesojnë gjërat personale të këtyre banorëve, por jo *kaq* personale ju lutemi.

#3. Livia paska qenë pretekst i Gertës për të shkuar tek Rozana

E dimë që Rozana ka marrë një pozicion protagonisteje në shtëpi që nga hyrja në shtëpi, prandaj është e llogjikshme të thuhet se Gerta po përpiqet të sigurojë një “post” të së njëjtës rëndësi dhe për veten e vetë, që është shumë në rregull.

Gerta, duke studiuar situatën ka parë se “ndihmëset” e Rozanës, që sipas Gertës nuk e bën dot lojën vetëm, janë pikërisht Livia, Egli dhe Loredana. Për të dëmtuar Rozanën, nis të lëkundë pak qetësinë e “ndihmëseve” të saj në mënyrë që Rozi të mbetet vetëm. E kuptoni?

Dhe duket se Gerta, në bashkëpunim me Amberin, arritën t’i bëjnë “ndihmëset” të mendojnë, pasi Egli me Loredanën së paku, u shfaqën më mosbesuese ndaj Rozanës për situatën që do ta shpjegojmë më poshtë.

#4. Shtytja barbare e Gertës ndaj Rozanës kishte qenë një fshikje e papërfillshme

Në klipin prezantues të situatës, shfaqet Gerta që kalon afër këmbëve të Rozanës teksa ajo bënte grimin duke i prekur pakëz ato. Pa dyshim mund të kishte qenë prekje e shmangshme, gjë që e bënte këtë kontakt tendencioz, ama reagimi i Rozanës, që tha se donte të linte menjëherë shtëpinë, ishte shumë qesharak.

Por, lajme të mira: Rozana tha se “që këtej e tutje vetëm publiku ka për ta bërë të dalë nga dera e shtëpisë së Big Brother”; pra s’do kemi më shpërthime të tilla që na bëjnë të mbajmë zemrën me dorë.

#5. Zbulohet Olsi si lojtar “dy-portësh”

Në një nga këto klipet fantastike që përgatit Big Brother, shfaqet Olsi që kreh bishtet e banorëve në shtëpi, sa të Gertës, sa të Rozanës, duke e kapur atë gafil në lojën e tij e cila s’po kuptohet ende e qartë.

Kështu duke na lënë ende të paqartë me misterin që e rrethon, nëse po pret të shpërthejë, apo thjesht nuk bën për atë lojë, duket sikur të gjithë po i japin dhe një shans të fundit këtij lotari përpara se të vendoset për fatin e tij.

#6. Përplasja e aristokratëve me të varfrin e gjorë (pra Laert-Ols me G Banin)

Dihet që për fjalë të bukura edhe pse të pakuptimta, s’ia merr njeri Laertit dhe Olsit që e ndjek pas. Duke i vënë këta personazhe përballë G Banit, që i del damari në qafë sa herë që i thonë fjalë që s’i kupton, ama e ndjen me intuitë tendencën e tyre, është e siguruar një përplasje e zhurmshme.

Ledioni, që nuk lë rast pa i humbur, pyet G Banin nëse ndihet i bullizuar prej djemve, për të cilën ky i fundit iu përgjigj në mënyrë epike: “Do ishte e tepërt po të thoja ndihem i bullizuar. Më pëlqen se këtu s’ka hipokrizi, janë të gjithë kështu siç janë. Po kaloj eksperiencë mahnitëse.” Dhe e di çfarë? Edhe ne G Ban, edhe ne!

#7. Lë shtëpinë Zebërvoki

Ju kujtohet ai televotimi që përmendëm nga fillimi? U votua Zebërvoki më pak nga gjithë grupi, duke lënë kështu automatikisht shtëpinë.

#8. Dalin 7 veta në nominim

Me shumicë votash, janë në nominim deri të martën: Gerta, Livia, Arsida, Rozana, Jozi dhe Gramosi.

Votat duhet të shkojnë sërish se për kë doni të shpëtoni.

Tani, mezi presim të ritakohemi për të tjera dinamika!