Celebrity

Çfarë tregon puthja *virale* e Kylie Jenner dhe Timothée për lidhjen e tyre

Shkruar nga Anabel

7 Janar 2025

Çfarë tregon puthja *virale* e Kylie Jenner dhe Timothée

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet janë në një lidhje dashurie që nga prilli i vitit 2023, por të dy priren të jenë mjaft privat. Asnjëri nga të dy nuk e ka komentuar ndonjëherë lidhjen e tyre e aq më tepër dhënë detaje mbi raportin që kanë krijuar.

Por më 5 janar, ata u shfaqën bashkë në "Golden Globes 2025", ku u panë duke u puthur gjatë ceremonisë. Natyrisht, fansat e tyre u “tërbuan” në rrjetet sociale.

Po çfarë thotë ekspertja e gjuhës së trupit për marrëdhënien e tyre?

Ekspertja Patti Wood ka “zbërthyer” puthjen mes tyre.

Ndërsa Kylie, 27, dhe Timothée, 29, u fotografuan teksa putheshin, Wood thotë se dukej më shumë si një pozë para kameras sesa si një moment romantik.

“Ka një tendosje në shprehjen e fytyrës së Kylie, duke sugjeruar se ajo është e vetëdijshme për kamerat”, thotë Wood.

"Kylie po e mban krahun e saj shumë afër kraharorit, me krahun e tendosur ," shpjegon Wood. “Kur ndiejmë lumturi dhe gëzim, e gjithë gjuha e trupit tonë është më e natyrshme.”, shtoi ajo.

Ka "tension" mes tyre, shton Wood, duke vënë në dukje se Kylie duket se dëshiron ta mbajë Timothée paksa larg saj.

Nga ana tjetër, krahu, shpatulla dhe dora e Timothée janë gjithashtu mbrapa, gjë që është e panatyrshme kur puthni dikë, shpjegon Wood.

"Do të ishte më e natyrshme nëse dora e tij e majtë do të ngjitej lart dhe rreth saj," shton ajo. “Krahët dhe shpatullat e tij janë prapa. Ka një mospërputhje në gjuhën e trupit të tij.”

Çfarë tregon puthja *virale* e Kylie Jenner dhe Timothée

Në këtë foto, Timothée dhe Kylie ndajnë një moment të ëmbël të kapur për dore. Por Wood thekson se nëse nuk e dinit, mund të mos e mendonit se ata janë në një lidhje nga mënyra se si po ecin.

“Duket thjesht, 'Hej, po shoqëroj mikun tim në një tryezë tjetër', thotë ajo. “Ata nuk janë në të njëjtën linjë. Ai nuk po shikon prapa, ajo nuk po anon përpara.”

Wood thotë se ndonjëherë kur një burrë i hap rrugën partneres, ka një "gjuhë trupi që tregon mbrojtje" që mund të dallohet - por jo në këtë foto.

Ata janë krenarë që shihen bashkë.

Çfarë tregon puthja *virale* e Kylie Jenner dhe Timothée

Në këtë foto, duket qartë se Timothée është i lumtur që qëndron pranë Kylie.

"Është një lumturi dinake: 'Shiko me kë jam'," thotë Wood. Por Kylie po pozon, me krahun poshtë dhe këmbën jashtë, teksa na prezanton me thonjtë e saj," thotë Wood.

"Ka një tjetër mospërputhje me gjuhën e trupit të Timothée", thekson Wood. "Pjesa e sipërme e trupit të tij është e përkulur drejt Kylie, por këmbët e tij janë të pozicionuara larg saj - që do të thotë se ai nuk po mbështetet plotësisht tek ajo", thotë ajo.

Në përgjithësi, Wood thotë se dyshja janë të lumtur që u shfaqën në publik së bashku, por nuk duken të jenë në ditët e tyre më të mira për momentin.

Artikuj të sugjeruar: