How to wear

Hiqni dorë nga e zeza: Këto ngjyra janë sërish në modë

Shkruar nga Anabel

10 Janar 2025

Hiqni dorë nga e zeza: Këto ngjyra janë sërish në

Garderoba jonë e dimrit është rinovuar sërish sipas pasarelave në sezonet e kaluara, ku janë prezantuar nuancat më të “gjalla” të paletës së ngjyrave.

Bëhet fjalë për pulovra apo pëlhura shumëngjyrëshe që tashmë kanë filluar të kthehen në elementin kryesor të paraqitjeve të personazheve të famshëm në përditshmërinë e tyre, nga të cilët marrim doza të mëdha frymëzimi sa i përket stilit tonë.

Ishte stilisti francez Jacquemus, i cili nisi këtë tendencë, duke mbushur pasarelën e tij të vjeshtës me një mori ngjyrash të forta dhe joshëse – sinonime të ringjalljes pranverore.

Blumarine, Acne Studios dhe Gabriela Hearst e rikthyen këtë tendencë në koleksionet e tyre pranverë/verë 2022, duke paraqitur një gamë të gjerë modelesh me ngjyra të forta.

Një numër i madh personazhesh të famshëm kanë “përqafuar” këtë tendencë në dalet e tyre të përditshme, nga kombinimi i të verdhë me portokallinë nga Victoria Beckham deri tek Emily Ratajkowski.


Tendencës i janë bashkuar dhe Rihanna dhe Beyonce. Kjo e fundit e ka bërë pjesë të vazhdueshme të daljeve të saj publike këtë tendencë, si në përditshmëri edhe në mbrëmje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Beyonce? (@beyonce)

Artikuj të sugjeruar: