Shqipëria u zgjua sot me temperatura mjaft të ulëta, me ërëra të forta, shi e madje edhe borë në disa zona të vendit. Përveç trikove të trasha, palltove, çizmeve dhe shalleve të ngrohta, veshja kërkon gjithashtu një kapele për të na mbajtur ngrohtë dhe për të mbrojtur flokët nga shiu.
Edhe nëse nuk e keni pjesë të përditshmërisë veshjen e një kapeleje, kushtet e motit për momentin na japin mundësinë perfekte për t'i veshur nga mëngjesi në mbrëmje, duke na bërë të jemi ngrohtë dhe të dukemi mjaft bukur.
Gërsheta, bisht, topuz apo thjesht flokë të drejtë, këto kapelle shkojnë me çfarëdo modeli flokësh që zgjidhni të bëni.
E vetmja gjë që duhet të shmangni janë kapjet e flokëve shumë lartë, pasi kjo vështirëson mbajtjen e kapeles.
Më poshtë kemi zgjedhur për ju foto me shumë ide të ndryshme për të përfshirë një kapele në pamjen tuaj:
Artikuj të sugjeruar:
- Këto 5 mënyra se si të shtresoni trikot tuaja do t'i bëjnë të gjithë të kthejnë sytë nga ju
- Nga komode në elegante: 10+ pulovra për veshjen e përkryer të takimit tuaj të radhës
- 9 gjëra që do përmirësojnë garderobën tuaj të janarit
- Si t'i lani dhe të kujdeseni siç duhet për trikot tuaja të thurura
- Vetëm 1 javë brenda 2025-ës, Kendall dhe Hailey shpallin këpucët e vitit