Aktorja fituese e çmimit “Emmy”, Sheryl Lee Ralph, e njohur edhe për rolin e saj në serialin "Abbott Elementary", është e martuar me senatorin Vincent Hughes, por martesa e tyre nuk është ajo e zakonta.
Siç tha 68-vjeçarja në një intervistë, ata bëjnë secili jetën e vet, duke ndjekur lirshëm dëshirat dhe ëndrrat e tyre – madje jetojnë në shtëpi të ndryshme që të mund të takohen kur të duan. Të paktën në rastin e tyre, ky duket se është sekreti i jetëgjatësisë së lidhjes së tyre:
“Jam shumë me fat. Burri me të cilin jam martuar, senatori Vincent Hughes, ka jetën e tij. Edhe unë kam jetën time. Ai ka karrierën e tij, të vërtetë. Edhe unë kam karrierën time, të vërtetë. Ka dritën e vet. Unë kam edhe dritën time. Kështu që kur më shikon nuk mendon për statusin tim social e kështu me radhë.
Ai bën atë që i pëlqen dhe unë po ashtu. Ne jetojmë edhe në shtëpi të ndryshme. Unë shkoj ta shoh kur të dua. Dhe kur është koha për t'u larguar, i them mirupafshim, shihemi së shpejti!
Unë ju them një gjë, jeta është e mirë, është perfekte. Unë jam një grua vërtet e mirë.”, tha ajo.
Tashmë normat se si “duhet” të jenë marrëdhëniet kanë filluar të vihen në dyshim dhe po propozohen modele të reja, të cilat i përshtaten më shumë secilit prej nesh dhe dinamikës sonë me gjysmën tjetër.
Për shembull, një tendencë e shfaqur në “TikTok”, e cila është mbështetur nga Cameron Diaz, ndër të tjera, është idea që partnerët të flenë në të njëjtën shtëpi, por në dhoma të ndryshme, në mënyrë që të respektojnë hapësirën e tyre personale.
Artikuj të sugjeruar:
- Datat më të mira për t’u martuar në vitin 2025, sipas astrologjisë
- 2 shenjat që tregojnë se po përjetoni fenomenin “Michelangelo” në marrëdhënien tuaj
- Ja pse duhet t’i thuash “po” një ftese nga ish-i yt
- 6 të vërteta rreth martesës që mund të vijnë si befasi për të sapomartuarit
- Ja pse burrat e divorcuar mund të jenë partnerët që s’duhet t’i nënvlerësosh!
- 7 rrëfime për marrëdhëniet nga njerëz që u ndryshoi jeta përgjithmonë