Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola dhe gruaja e tij, Cristina Serra, po divorcohen pas 10 vitesh martesë, sipas mediave vendase.
Gazeta spanjolle “Sport” shkruan se dyshja ranë dakord të ndaheshin muajin e kaluar, por marrëdhënia e tyre është ende "e përzemërt, e qëndrueshme dhe miqësore".
“Sport” bëri të ditur se ata kanë jetuar të ndarë për gati pesë vjet pasi Serra, 52 vjeçe, u kthye në Barcelonë për të drejtuar kompaninë e saj të modës, ndërsa Pep Guardiola qëndroi në Mançester, ku ai ka drejtuar skuadrën e tij që nga viti 2016.
Që atëherë, marrëdhënia e tyre ka qenë më shumë si "të jetuarit të ndarë" sesa një martesë normale, tha gazeta.
Megjithatë, ata shfaqeshin shpesh së bashku, si për shembull në daljet në Wimbledon verën e kaluar.
Çifti u martua në Barcelonë, ku Guardiola kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij, në vitin 2014.
Guardiola, 53 vjeç dhe Serra kanë tre fëmijë së bashku, Maria, Marius dhe Valentina.
Burimi: Sky News
Artikuj të sugjeruar:
- Vetëm dy javë brenda 2025-ës, këto çifte kanë deklaruar ndarjen e tyre
- Sheryl Lee Ralph zbulon se nuk ka jetuar kurrë në të njëjtën shtëpi me burrin e saj:
- Divorci i Jennifer Lopez: Çfarë ndodhi me unazën e fejesës me diamant që i dhuroi Ben Affleck?
- Zbulohet arsyeja e ndarjes së Jessica Alba-s dhe Cash Warren pas 16 vitesh martesë