Celebrity

Filmi i parë pas më shumë se 1 dekade: Cameron Diaz shkëlqen në tapetin e kuq

Shkruar nga Anabel

16 Janar 2025

Filmi i parë pas më shumë se 1 dekade: Cameron Diaz shkëlqen

Cameron Diaz rrëmbeu vëmendjen e kujtdo ndërsa kaloi në tapetin e kuq për premierën e filmit të saj të parë pas 11 vjetësh.

Pas anulimit të premierës në New York të “Back in Action” për shkak të zjarreve të vazhdueshme në Los Angeles, aktorja 52-vjeçare u shfaq në Berlin, Gjermani, për të promovuar projektin bashkë me kolegun e saj, Jamie Foxx.

Diaz, e veshur me xhinse të gjera të errëta dhe një bluzë të zezë të tejdukshme nën një pallto të gjatë, po pozonte për foto duke festuar rikthimin e saj. Ajo i shtoi veshjes disa aksesorë duke kombinuar vathë dhe unaza gold.

Diaz i shtoi veshjes pak ngjyrë duke kombinuar ngjyrën e kuqe të thonjve me buzët e kuqe dhe blush-in rozë. Për flokët, ajo zgjodhi një stilin të këndshëm dhe klas.

Foxx, 57 vjeç, e kombinoi pamjen me pantallona të zeza dhe këpucë elegante.

 

“Back in Action” është filmi i parë i Diaz që nga “Annie” e vitit 2014, ku ajo luajti gjithashtu me Foxx. Ata e ndanë ekranin për herë të parë në “Any Given Sunday” të vitit 1999.

Sipas një përshkrimi të filmit, ky film i ri, i drejtuar nga Seth Gordon, i shfaq Diaz dhe Foxx si ish-spiunë të CIA-s, Emily dhe Matt.

“Pasi hoqën dorë nga jeta si spiunë të CIA-s për të filluar një familje, Emily dhe Matt e gjejnë veten tërhequr përsëri në botën e spiunazhit ku sekreti i tyre zbulohet,” shpjegohet përshkrimi.

Në rolet e tjera, janë Glenn Close, Kyle Chandler, Andrew Scott, McKenna Roberts, Rylan Jackson dhe Jamie Demetriou.

Kthimi i Diaz në aktrim u njoftua për herë të parë në qershor 2022. Në atë kohë, Foxx i tha “Entertainment Tonight” se e kishte bindur që të kthehej në aktrim duke premtuar se të dy do të argëtoheshin.

Pasi Foxx pati një emergjencë mjekësore në prill 2023 që ndërpreu xhirimet për një periudhë, ai u pa duke përfunduar skenat e filmit me Diaz në janar 2024.

“Back in Action” do të jetë në dispozicion për transmetim në Netflix të premten, 17 janar.

Artikuj të sugjeruar: