Harry & Meghan

Harry dhe Meghan "kryqëzohen" në rrjet: "Mashtruan me ndihmat në Los Angeles"

Shkruar nga Anabel

16 Janar 2025

Harry dhe Meghan "kryqëzohen" në rrjet: "Mashtruan me

Harry dhe Meghan akuzohen se kanë inskenuar videot ku ndihmojnë njerëzit e prekur nga zjarri shkatërrues në Los Angeles.

Dyshja janë akuzuar se kanë 'inskenuar' një video të tyre duke ngushëlluar personat në zonat e prekura, ku po përballen me kritika të të ashpra që qarkullojnë në mediat sociale.

Si nisi gjithçka?

Çifti, i cili në veri të Los Angeles, u nis për në Pasadena të premten e kaluar për të ndihmuar njerëzit atje.

Në partneritet me kryebashkiakun Victor Gordo dhe ekipet lokale të urgjencës, ata vizituan të evakuuarit, duke shpërndarë ndihma. Meghan, e cila kishte vënë një kapele, u kap në video duke përqafuar të evakuuarit së bashku me Harry, si një moment emocional i dyshes.

Kryebashkiaku Victor Gordo vlerësoi përfshirjen e tyre, duke thënë: " Kjo është vizita e tyre e dytë sot. Ne ishim këtu më herët sot dhe ata po shërbenin ushqim, në mënyrë anonime. Askush nuk e dinte se po shërbenin ushqim."

Ai shpjegoi më tej se çifti personalisht falënderoi punonjësit e vijës së parë dhe vizitoi familjet e prekura.

Si nisën spekulimet?

Megjithatë, jo të gjitha përgjigjet ishin pozitive. Spekulimet në internet u shfaqën shpejt, me disa që vunë në pikëpyetje vërtetësinë e vizitës së tyre. Një video që tregon Meghan duke përqafuar një grua nxiti dilema, me një komentues në internet duke pretenduar:

"Vajza që Meghan po përqafonte po largohet me ta, kështu që është e qartë se është pjesë e stafit të tyre."

Harry dhe Meghan "kryqëzohen" në rrjet: "Mashtruan me

Një kritikë tjetër vuri në dukje praninë e një fotografi të TMZ në një zonë të kufizuar, duke akuzuar çiftin për orkestrimin e një qëllimi publicitar.

 "Më pas ju ktheheni dhe shikoni se fotografi i TMZ u lejua t'i ndiqte ata në zonën e mbyllur të sigurisë, për të marrë pamjet publicitare."

Duke i hedhur “benzinë zjarrit”, aktorja Justine Bateman e etiketoi çiftin "turistët e katastrofës" në rrjetet sociale, duke shkruar:

 "Meghan Markle dhe Harry nuk janë më të mirë se punonjësit e ambulancës. Çfarë sesioni fotografik të neveritshëm kryen. Ata po bëjnë tur në dëmin e shkaktuar. A nuk janë politikanë?”

Pavarësisht kritikave, kontributet e Harry dhe Meghan përfshinin donacione të veshjeve dhe sendeve për fëmijë dhe për të prekurit nga zjarret.

Artikuj të sugjeruar: