
Duket se Kim Kardashian është në një lidhje të re sepse ajo sapo trazoi internetin me deklaratën e saj në trailer-in e ri të reality show-t të familjes së saj.
Kim rrëfeu: "Unë kisha ndërmend të qëndroja beqare. Unë ju gënjeva plotësisht njerëz."
Traileri i ri i Hulu për "Kardashians", sezoni i gjashtë, lë të kuptohet për një burrë të ri në jetën e Kim. Ajo shikon në kamerë dhe thotë: "Unë të mos lidhem dhe të mos dua dashuri dhe vëmendje? Nuk mendoj se më njihni."
Tingëllon se gjërat mund të jenë tashmë serioze. Kim shfaqet në video duke diskutuar për rimodelimin e një pjese të rezidencës së saj, në mënyrë që burri misterioz i jetës së saj të ketë "dollapin e tij".
Kris Jenner thotë, “Duhet ta pëlqesh vërtet shumë” dhe Kim përgjigjet: “Ai do të jetë i lumtur”.
Traileri dramatik paraqet gjithashtu Khloe Kardashian duke u ribashkuar me basketbollistin e dalë në pension të NBA-së, Lamar Odom, ish-i dashuri i saj që hyn në jetën e saj ‘i armatosur’ me një buqetë me trëndafila.

Ribashkimi duket gjithashtu mjaft emocionues sepse Kris shfaqet në kamera duke qarë për dashurinë e jetës së Khloe-s.
View this post on Instagram
Kim ka pasur vetëm një lidhje publike që nga divorci i saj nga Kanye West, një romancë me Pete Davidson. Ata u ndanë në verën e vitit 2022 dhe Kim nuk është lidhur që prej asaj kohe me askënd tjetër, apo të paktën ta ketë shfaqur publikisht.


Qartësisht, duket se kjo mund të ndryshojë. Sezoni i ri i “Kardashians” do të transmetohet në Hulu muajin e ardhshëm dhe deri atëherë, qëndroni të vëmendshëm.
Burimi: TMZ
Artikuj të sugjeruar:
- Videoja e “Santa Baby” nga Kim Kardashian po çorodit njerëzit: “Gjëja më e sikletshme që kam parë!”
- Kim sjell trendin e guximshëm që po çmend njerëzit këtë dimër
- E dinit arsyen që qëndron pas ndryshimeve drastike të flokëve të motrave Kardashian-Jenner?
- Shpërthen më në fund Pete Davidson për lidhjet e tij: “S’dua të jem më ky dreq dështaku”
- Shijet romantike të Kim Kardashian paskan ndryshuar?
- Kim Kardashian sapo nënkuptoi se s’ka më nevojë për të dashur?