Futbollisti i Kombëtares, Berat Gjimshiti është bërë baba për herë të tretë. Mbrojtësi dhe partnerja e tij serbe, Alisa Jalize, janë bërë prindër të një djali. Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjimshiti zbuloi edhe emrin e bebushit, të cilin e kanë quajtur Aron Noah.
“Me zemrat plot mirënjohje, mirëpresim mrekullinë tonë të vogël: Aron Noah Djimsiti. Ti, vëllai dhe motra jote, jeni dhurata më e bukur që mund të kërkojmë ndonjëherë. Tani jemi të kompletuar. Mirë se erdhe në botë, vogëlushi jonë”, shkroi kapiteni i Kombëtares në postimin e tij.
View this post on Instagram
Gjimshiti dhe Jalize janë gjithashtu prindër të një djali dhe një vajze.
Aktualisht, Gjimshiti luan për Atalantën, ku është kthyer në lojtar kyç, njësoj si edhe për Kombëtaren shqiptare.
Artikuj të sugjeruar: