Out and About

A ju ka ndodhur? Disa gjëra që i kupton vetëm kur rritesh

Shkruar nga Anabel

20 Janar 2025

A ju ka ndodhur? Disa gjëra që i kupton vetëm kur rritesh

Përparësitë ndryshojnë, durimi pakësohet dhe, papritur, zgjedh të shmangësh dramat për të fjetur gjumë herët në mbrëmje. E kemi fjalën për rritjen, për atë moment në jetë kur kupton se gjysma e gjërave për të cilat shqetësoheshe dikur, tani nuk kanë pikën e rëndësisë. Ja disa prej tyre:

A ju ka ndodhur? Disa gjëra që i kupton vetëm kur rritesh

1. Askujt nuk i intereson se çfarë vesh ti

E mbani mend kur rrotulloheshit para pasqyrës, duke u përpjekur të zgjidhnit midis “casual chic” apo “smart casual”? Po, epo, askujt nuk i intereson! Vish atletet më të rehatshme, bluzën e gjerë ose ato tutat që nuk do t’i vishnit kurrë në të 20-at. 

A ju ka ndodhur? Disa gjëra që i kupton vetëm kur rritesh

2. Rrjetet sociale janë thjesht të mbivlerësuara

Një foto perfekte për Instagram, fjali të mirëmenduara për captions, apo thënie të jashtëzakonshme për Twitter, dikur kishin kaq shumë rëndësi. Po tani? Likes, komentet dhe numri i ndjekësve nuk kanë më rëndësi. Keni arritur në pikën kur edhe nuk postoni fare me muaj të tërë dhe është okay.

A ju ka ndodhur? Disa gjëra që i kupton vetëm kur rritesh

3. Zgjedhjet e shëndetshme nuk janë patjetër të mërzitshme

Vjen një moment dhe filloni dhe kujdeseni për çfarë ka vërtet vlerë: shëndeti, qetësia dhe lumturia juaj. Por pjesa më e bukur është se mësoni t’i bëni këto zgjedhje pa sakrifikuar shumë: nuk zgjidhni dieta drastike, por ushqime më të shëndetshme; filloni aktivitetin fizik, por pa qenë nevoja të mbylleni me orë të tëra në palestër. Nëse dikur ishit duhanpirës, mund të keni zgjedhur të hiqni dorë, ose nëse nuk dëshironit të hiqnit dorë, keni kaluar në një alternativë më të mirë, si IQOS.

A ju ka ndodhur? Disa gjëra që i kupton vetëm kur rritesh

4. Askush nuk ka kohë për drama

I kujtoni sot ato debatet e pafundshme ku përpiqeshit me patjetër që të fitonit? Sot, i përkasin të kaluarës.

A ju ka ndodhur? Disa gjëra që i kupton vetëm kur rritesh

5. Lumturia është te gjërat e vogla

Dikur mendonit vetëm për sukseset e mëdha për t’u lumturuar: ngritje në detyrë, marrëdhënie perfekte, pushime të mrekullueshme. Tani? Lumturinë e gjen edhe te një filxhan i madh me kafe, një film fantastik në Netflix, apo një dremitje e paplanifikuar në divan me televizorin ndezur.

A ju ka ndodhur? Disa gjëra që i kupton vetëm kur rritesh

6. Më në fund je rehat me të qenit vetvetja

Nuk shtiresh më si dikush që nuk je. I kreh flokët si të pëlqejnë, thua “jo” për evente që urreni, vendos kufij pa e menduar dy herë, nuk kërkon falje kur nuk ke bërë asnjë gabim etj. E për hir të së vërtetës, kështu dukeni më mirë!

Të rritesh në moshë do të thotë të jesh shumë e zënë duke shijuar jetën për t’u marrë me gjërat e parëndësishme. Sot, qeshni me të shkuarën, përqafoni të tashmen dhe bëni zgjedhje më të mira për të ardhmen. Jeta është shumë e shkurtër!

- Artikull promocional