Sot

Sot është dita më e trishtë e vitit dhe ja disa gjëra që duhet t’i dimë

Shkruar nga Anabel

20 Janar 2025

Sot është dita më e trishtë e vitit dhe ja disa gjëra

Sot, 20 janar, është E Hëna Blu, e njohur si dita më e trishtë e vitit. Mërzia e mesit të dimrit mund t’i bëjë të gjithë të futen në një gjendje trishtimi, madje edhe depresion. Madje ekziston një lloj çrregullimi specifik depresiv, që vihet re vetëm në stinë të caktuara, si për shembull në dimër.

Pavarësisht kësaj, depresioni mund të na përfshijë në çdo stinë e mot dhe të të thonë “mos u mërzit”, nuk e përmirëson gjendjen sadopak. Në vend të këshillave boshe nga persona që s’kanë përjetuar realitetin e çrregullimeve mendore, ndiqni të mëposhtmet, nga një eksperte e fushës dhe person që i ka përjetuar vetë ndryshimet emocionale dhe mendore.

Sot është dita më e trishtë e vitit dhe ja disa gjëra

Ecni: Herët në mëngjes ose natën vonë, të ushtruarit çliron endorfina, të cilat e bëjnë trurin të ndihet më mirë, më i lumtur e më në humor.

Natyra: Kaloni kohë jashtë, në natyrë, rrethuar nga pemët, shtruar me bar dhe lule. E gjelbra është një ngjyrë qetësuese dhe ajrin e freskët të një parku s’e zëvendëson asgjë.

Altruizëm: Kur jeni pa humor dhe depresioni po ju mundon, bëni diçka të mirë për dikë tjetër. Dilni vullnetarë për të ndihmuar në shtëpinë e të pastrehëve apo në shtëpinë e fëmijës. T’i bëhesh krah dikujt, bën mrekullira për shëndetin mendor.

Sot është dita më e trishtë e vitit dhe ja disa gjëra

Art: Lexoni librin e preferuar, shihni filmin që e dini përmendësh, ndonjë këngë që ju ngre humorin. Ose ose, pikturoni diçka, shkruani një poezi. Arti është miku juaj më i mirë.

Ushqimi: Gjërat që hani ndikojnë drejtpërdrejtë te mirëqenia. Ushqejeni trupin dhe mendjen me ushqime të shëndetshme.

Dhe së fundi, mjekimet: Nëse jeni duke u kuruar me antidepresantë, ose ndjeni nevojën për ta bërë diçka të tillë, mos u ndjeni në siklet dhe konsultohuni me një specialist. Sëmundjet mendore janë thjesht sëmundje dhe gjithë stigma rreth tyre është e panevojshme.

- Përshtatur nga një artikull i Anita Sethi-t, gazetare e pavarur, autore dhe skenariste.