Make-Up

Me këtë truk do ta keni shumë të lehtë të arrini grimin perfekt të “smokey eyes”

Shkruar nga Anabel

20 Janar 2025

Me këtë truk do ta keni shumë të lehtë të arrini

Nuk është sekret që shumica prej nesh i pëlqejnë truket që na e bëjnë jetën më të lehtë. Falë “TikTok”, ne shumë shpesh mësojmë hile të vogla që ndihmojnë në bërjen e valëve perfekte në flokët tanë pa nxehtësi, ose si të krijojmë penelin simetrik në pak hapa.

Tashmë, është radha e grimit të syve i njohur si “smokey eyes”, i cili arrihet lehtësisht nëse përdorim aksesorin që kthen qerpikët.

Çfarë duhet të bëni? Vendoseni pjesën e sipërme të aksesorit mbi kapakun tuaj të mbyllur të syrit dhe duke e përdorur atë si "vizore", aplikoni tonin/hijen direkt sipër. Në këtë mënyrë theksoni formën e syve tuaj, duke i dhënë thellësi shikimit, pa menduar se ku duhet të aplikoni me saktësi nuancën e errët.

Më pas mund të përdorni sërish kthyesin e qerpikëve për ta bashkuar vijëzimet. Në këtë pikë mund të përdorni ton ose edhe thjesht laps, në varësi të pamjes që dëshironi të arrini. Kaq e thjeshtë!

Megjithatë, për ta pasur krejtësisht të qartë se si të veproni, ndiqni videot e bëra virale:

@lenkalul the easiest way! ad using lunar beauty nude prism palette & eyeko black magic cocoa edition eyeliner from my @boxycharm ? #boxycharm #boxycharmpartner #makeup ?
@tias.mua this eyelash curler hack makes doing your cut crease so quick and easy!! ib @lenkalul ? freaky girl - =???? ?
@hayleybuix This hack is so easy & smart!! Ib @lenkalul #makeuphacks #makeup #makeuptips ?