Celebrity

Demi Moore flirton me ish-të dashurin e Rita Orës? Momenti mes tyre bëhet viral

Shkruar nga Anabel

21 Janar 2025

Demi Moore flirton me ish-të dashurin e Rita Orës? Momenti mes tyre

Përdoruesit e mediave sociale që analizojnë gjithçka shprehen se kanë vënë re një flirt midis Demi Moore dhe Andrew Garfield në një video të fundit nga prapaskenat e “Golden Globes”. 

Mes thashethemeve se dyshja janë përfshirë në një romancë të fshehtë, fansat rishfaqën pamjet e një momenti mes tyre në shoqërinë e njëri-tjetrit gjatë shfaqjes së çmimeve, e cila u zhvillua në fillim të këtij muaji. 

Në videon e bërë virale, ylli i “Ghost”, 62 vjeç, e cila mori në shtëpi “Golden Globe”-in e saj të parë për rolin kryesor në “The Substance”, shfaqet e afërt me Andrew Garfield, ndërsa teksa bisedonin, ia ngulnin sytë me vëmendje njëri-tjetrit.

Momenti i bërë viral ka shkaktuar një mori komentesh, ku shumë fansa duan që t’i shohin dy yjet në një romancë.

Gjatë ceremonisë së “Golden Globes”, Moore dhe Garfield, i cili është 21 vjet më i ri se ajo, ndanë skenën teksa ai i dha asaj çmimin për aktoren më të mirë.

Menjëherë shikuesit shkuan në X (ish-Twitter) për të diskutuar thashethemet e takimit. 

'Ajo është në epokën e saj të vërtetë...ajo ka kapërcyer problemet e saj me trupin/plakjen dhe e festoi atë me çmimin e saj të parë.

 Tani i duhet një djalë që do ta trajtonte siç duhet”, shkroi një fans në X. 

Më parë, Moore ka qenë e martuar me Ashton Kutcher, midis viteve 2005 dhe 2013 dhe, para kësaj martese, ajo ishte lidhur me Bruce Willis, nga viti 1987 deri në 2000. 

Ndërkohë, Garfield është lidhur ndër vite me Emma Stone, Rita Ora, Aisling Bea, Alyssa Miller dhe Dr. Kate Tomas. 

Artikuj të sugjeruar: