Gjithë interneti mbajti një herë frymën sot në mëngjes kur Hailey Bieber nuk rezultonte më në listën e personave që ndiqen nga Justin Bieber në Instagram.

Duke aluduar të gjithë për një ndarje të mundshme midis çiftit, Justin bëri më pas një sqarim publik për atë që kishte ndodhur në të vërtetë.
Duke u siguruar që e ndiqte sërish bashkëshorten e tij, Justin postoi një story në Instagram ku shkruante: “Dikush hyri brenda llogarisë sime [të Instagramit] dhe hoqi bashkëshorten time [nga njerëzit që ndjek]. Gjërat po bëhen shumë të dyshimta,” duke na treguar dhe një herë se rrjetet sociale nuk janë për t’ua zënë shumë besën.

Story-n e Justin-it nuk e gjeni më në llogarinë e tij personale, ama e rëndësishme është që ngjarja u sqarua për këdo që filloi të krijonte skenare nga më të ndryshmet në kokë!
Justin dhe Hailey Bieber janë të martuar që prej vitit 2018 dhe kanë një djalë 5-muajsh së bashku, të quajtur Jack Blues.
Artikuj të sugjeruar: