TV Mania

Sondazh: Egli apo Xumi - Kush duhet të lërë sonte shtëpinë e “Big Brother”-it?

Shkruar nga Anabel

21 Janar 2025

Sondazh: Egli apo Xumi - Kush duhet të lërë sonte

Siç mund të jesh në dijeni, të shtunën e kaluar u hap nga Egli kutia e parë e Pandorës për këtë edicion të “Big Brother VIP Albania”.

Lidhur me kërkesën e zarfit të zi, ku Egli duhet të nxirrte dy banorë në televotim, ajo vendosi të zgjidhte veten dhe Xumin, me arsyen e thjeshtë se "donte të dinte perceptimin e publikut lidhur me dinamikat midis tyre", të cilat sipas saj ishin tepër shqetësuese.

Vendimi i saj u konsiderua i guximshëm, si nga banorët brenda shtëpisë, ashtu edhe prej opinionistëve dhe banorëve jashtë saj, edhe pse shumica prej tyre kishin bindjen se do të ishte Xumi ai që do të penalizohej prej këtij televotimi.

Xumi, i cili ka shprehur që në fillim pëlqimin e tij të madh për Eglin, u shfaq tërësisht i tërhequr prej gjithë deklaratave të tij të dashurisë prime-in e së shtunës, nisur dhe prej afrimitetit të qartë mes Eglit dhe Gjestit.

Vendimi i Eglit për këtë televotim dukshëm nuk u prit mirë prej Xumit, i cili vetëm dje pati një shpërthim të madh ndaj banores duke e akuzuar atë si “të pabesë” vazhdimisht. Sipas tij, “që vetëm tani mund t’i shohë gjërat ashtu siç janë”, pëlqimi i Eglit për Gjestin është vetëm interesi i kësaj të parës që mund të ketë perceptuar mbështetjen e madhe të këtij të fundit nga publiku.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Sado që komentet lidhur me këtë situatë mbrojnë kryesisht Eglin, duke e quajtur Xumin “atë djalin tipik që pasi i ikën pëlqimi për ty, ndryshon komplet sjellje”, qartazi këta banorë nuk kanë fituar simpatinë më të madhe prej publikut. 

Sondazh: Egli apo Xumi - Kush duhet të lërë sonte
Komentet në mbrojtje të Xumit
Sondazh: Egli apo Xumi - Kush duhet të lërë sonte
Komentet në mbrojtje të Eglit

Ndonëse gjithsecili prej nesh ka mendimin e vet lidhur me televotimin e sotëm, perceptimi i përgjithshëm publik mbetet i paqartë, duke iu referuar pikërisht ndasimeve si më sipër në komente.

Ndaj, të ftojmë të votosh në sondazhin e mëposhtëm se cili mendon ti se duhet të lërë shtëpinë e “Big Brother”-it sonte:

Poll