Social Buzz

Përveç frikës, monstra e “Nosferatu”-s po ngjall dhe *eksitim* për vajzat e TikTok-ut

Shkruar nga Anabel

21 Janar 2025

Përveç frikës, monstra e “Nosferatu”-s po ngjall

Në qoftë se e mban mend, të kemi thënë dhe më parë se si një pjesë e caktuar e komunitetit të TikTok-ut, i përket vajzave *të etura* për fantazitë seksuale që përfshijnë… monstrat.

Eksitimet e këtyre vajzave nuk njohin kufij dhe fiksimi më i fundit i SmutTok-ut, është pikërisht monstra Nosferatu, nga filmi horror me të njëjtin emër që po bën shumë bujë.

Çfarë është kjo enigmë që po çmend vajzat e TikTok-ut? I luajtur nga Bill Skarsgård, Nosferatu është ylli dhe antagonisti i filmit horror gotik të 2024-ës. Ai është një kombinim midis vampirit dhe demonit, me siguri diku tek 1 milion vjeç, që pushton shpirtin e një gruaje të re të quajtur Ellen (luajtur nga Lily-Rose Depp).

Përveç frikës, monstra e “Nosferatu”-s po ngjall
Bill Skarsgård

Ai është i fiksuar vetëm pas saj dhe do të bëjë gjithçka për t’u pranuar prej saj, nga shkatërrimi i qytetit ku ajo jeton, e deri tek vrasja e njerëzve të saj më të dashur, derisa ajo t’i nënshtrohet plotësisht, si fizikisht ashtu edhe shpirtërisht.

Sigurisht, këto janë veprime të liga dhe goxha shqetësuese, por edhe pse ky skenar tingëllon shumë i pakëndshëm, dominanca dhe nënshtrimi janë preferenca seksuale të shumë personave. Kemi thënë dhe më parë se si njerëz të caktuar i shijojnë shumë fantazitë me ndërveprime seksuale midis njerëzve dhe qenieve të mbinatyrshme. Shto dhe pak pushtim demonik mes kësaj, dhe ja tek formohet “Nosferatu”.

T’u krijua ideja se Nosferatu duhet të jetë me siguri dhe shumë seksi apo jo? Ja që je gabim. Nosferatu është në fakt, super i shëmtuar. Edhe pse Bill Skarsgård është një burrë i shquar për bukurinë e tij, ai sfidoi të gjitha dyshimet e publikut për transformimin e tij në këtë film duke arritur të duket absolutisht i neveritshëm - duke vënë thonj të gjatë të zinj, flokë të dredhur dhe trupin e një fetusi, por të moshuar dhe plot me vena.

Përveç frikës, monstra e “Nosferatu”-s po ngjall

Pra, nëse nuk është pamja e tij ajo që i bën vajzat të etura për një demon të tillë, atëherë çfarë është?

Një fjalë: dhembshuria. Nosferatu është në gjendje të bëjë vërtet edhe gjënë e fundit për të treguar afeksionin, jo, fiksimin e tij për Ellen-in.

“Dua dhe unë një Nosferatu,” thotë një përdoruese TikTok-u, “sepse çfarë do të thuash që sapo u zgjove nga gjumi yt i përjetshëm dhe kalove oqeanet vetëm sepse ‘nuk do të ngopesh derisa të provosh shijen e lëkurës sime’?” duke nënkuptuar se ky perceptohet si një akt tejet romantik për të.

Në epokën e takimeve zhgënjyese dhe lidhjeve jofrymëzuese, nuk ka asgjë më erotike ose të vështirë për t’u gjetur sesa një burrë 2 metra i gjatë që është kokë e këmbë i dhënë pas teje, kështu që në këtë aspekt biem të gjithë dakord se s’kanë faj vajzat e TikTok-ut që janë kaq të etura për Nosferatu-n. ;)

Burimi: Cosmopolitan

Artikuj të sugjeruar: