Dhjetë minuta pamje nga prapaskenat e "It Ends With Us" po përdoren nga të dyja palët ndërluftuese, Blake Lively dhe Justin Baldoni, në sagën e tyre gjyqësore kundër njëri-tjetrit.
Në video shfaqen aktorët në rolet e tyre përkatëse, Lily dhe Ryle, të cilët sipas historisë së filmit janë çift. Në këtë sekuencë ata janë duke kërcyer, por dialogu nuk vjen nga skenari, është një improvizim i aktorëve dhe mënyra e të interpretuarit është kthyer në një “mjet lufte” nga avokatët e tyre.
"Baldoni e lë kamerën të rrotullohet, por nuk interpreton karakterin e tij, Ryle, teksa i flet Lively me fjalët e tij," pohojnë përfaqësuesit ligjorë të Lively, duke shtuar: "Në një moment, ai afron buzët nga veshi deri te qafa e aktores, duke thënë se ajo mban një aromë shumë të mirë. Asnjë nga këto nuk është në përshkrimin e personazheve ose bazuar në skenar. Baldoni po ngacmonte me fjalë Lively, në një mënyrë që nuk ka lidhje me rolet e tyre.”
Nga ana tjetër, avokatët e Baldonit thonë se Lively nuk ka pushuar së foluri gjatë xhirimeve të asaj skene, “duke kërkuar falje për erën e produkteve të trupit të saj. Baldoni u përgjigj se ajo mban erë të mirë. Më pas ai vazhdoi të aktrojë, duke kërcyer ngadalë siç mendonte se do të bënte personazhi i tij me partneren e tij dhe kjo kërkonte disa prekje.”
Kujtojmë se një muaj pas padisë së Blake Lively kundër Justin Baldonit për fushatë shpifjeje dhe ngacmimi seksual, aktori dhe regjisori u përgjigj me padinë e tij duke kërkuar dëmshpërblim prej 400 mijë dollarë.
Shikoni videon në fjalë:
Artikuj të sugjeruar:
- Padia e Baldoni kundër Blake Lively: “Përdori emrin e Taylor Swift për të më kërcënuar”
- Nga shtimi i skenave seksuale te marrja e autorësisë: Detaje rreth dramës Baldoni-Lively
- Saga gjyqësore me Blake Lively: Baldoni padit “New York Times” për shpifje
- Avokati i Justin Baldoni-t thotë se kundërpadia e aktorit
- Avokati i Baldoni i përgjigjet akuzave të Blake Lively: “U kërcënua nga njerëz të pushtetshëm”
- Blake Lively padit protagonistin e “It Ends with Us” për ngacmim seksual