Eja shohim pak Tv

Nëse menduat se e kishit prekur: Xumi paska dashur vetë që të kthehet në meme!

Shkruar nga Anabel

22 Janar 2025

Nëse menduat se e kishit prekur: Xumi paska dashur vetë që

Xum Allushi u bë dje mbrëma një ish-banor i shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” me eleminimin e tij pas një televotimi përballë Eglit.

Xumi, emri i vërtetë i të cilit është Gëzim Allushi, ishte i ftuar sot në emisionin “Shqipëria Live” për të folur për eksperiencën e tij brenda shtëpisë, e cila zgjati një muaj të plotë. Ai u shpreh kryesisht i kënaqur me performacën e tij brenda, duke thënë se “dritat ‘i fiku’ në momentin që doli nga shtëpia”, duke nënkuptuar se mendonte që e kishte kryer misionin e tij të plotë.

Ndër të tjera, Xumi do të njihet prej këtij edicioni të “Big Brother”-it, si një banor që pak të thuash se siguroi mjaft material për faqet shqiptare të meme-ve. Meme-t janë të njohura për këndvështrimin e tyre humoristik, shpeshherë dhe thumbues që mbartin në vetvete ndaj fjalëve dhe veprimeve të njerëzve, qofshin ata personazhe publike ose jo.

Ndonëse shumicës së njerëzve nuk do t’u pëlqente që të ktheheshin në material për të bërë njerëzit e tjerë të qeshin, apo edhe të tallen, Xumi u shpreh se nuk kishte qenë ky rasti me të.

“Që në momentin që unë kam hyrë, unë e dija se çfarë trazie do të shkaktoja nëpër rrjete sociale, pasi doja të rikujtoja dhe një herë që personi që ‘i solli’ meme-t në Shqipëri, ishte Xum Allushi dhe di se sa material t’ju japë për meme,” tha ai në një nga tre herët ku përsëriti të njëjtën deklaratë.

Kështu, Xumi tregoi (së paku sipas fjalëve të tij) se kishte një qasje shumë sportive ndaj gjithë mënyrave që interneti ka zgjedhur të argëtohet me personazhin e tij brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Megjithatë, ai nuk ka hezituar të tregojë se mban të njëjtin qëndrim edhe përmes reagimeve të tij nëpër rrjete sociale.

Në llogarinë e TikTok-ut të @lavillabyandale, ku të rinjtë e Andale-s kanë realizuar video të shumta duke imituar sjelljet e banorëve të “Big Brother”-it, Xumi ka “aprovuar” një prej këtyre videove me imitimin e tij, duke kometuar "LOT" me disa emoji që qeshin me lot dhe një zemër të kuqe.

Nëse menduat se e kishit prekur: Xumi paska dashur vetë që

Në fund të fundit, Xumi na mësoi që të mos e marrim çdo gjë dhe aq personale nga njerëzit, pak nota humori në jetë, nuk dëmtojnë askënd. :)

Artikuj të sugjeruar: