Celebrity

Nuk e prisnim: Këngëtarja ikonike është idhulli numër 1 muzikor i gjeneratës Z

Shkruar nga Anabel

23 Janar 2025

Nuk e prisnim: Këngëtarja ikonike është idhulli numër 1

Edhe pse albumi i saj i fundit u publikua në vitin 2016, Rihanna mbetet artistja më me ndikim për gjeneratën Z. Sipas raportit të Luminate 2024, arkivi i saj muzikor vazhdon të dominojë tregun ndërkombëtar, duke kryesuar listën e preferencave të dëgjuesve më të rinj.

Me muzikën e saj që kryeson listat ndërkombëtare, veçanërisht në tregje si Britania e Madhe, Kanadaja dhe Franca, Rihanna vazhdon të ruajë rolin e saj si një ikonë globale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by WMV® (@worldmusicviews)

Sigurisht, ndikimi i saj, siç e dimë të gjithë, nuk kufizohet vetëm në muzikë. Nëpërmjet bashkëpunimeve me markat kryesore, këngëtarja dhe sipërmarrësja ka arritur të përforcojë ndikimin e saj me krijimin e linjës së produkteve të bukurisë, duke krijuar kështu reputacionin si një personalitet me ndikim që shtrihet përtej diskografisë.

Rihanna e filloi karrierën muzikore në vitin 2005 me albumin "Music of the Sun". Në vitin 2007 ajo publikoi albumin "Good Girl Gone Bad", me këngën ikonike "Umbrella", e cila “vulosi” suksesin. Gjatë gjithë viteve 2010, ajo vazhdoi të publikonte albume të suksesshme, ku i fundit ishte "Anti" në vitin 2016.

Burimi: Marie Claire

Artikuj të sugjeruar: