Parfume

Ky truk me parfumin do t'ju ndihmojë të krijoni aromën që ju përfaqëson

Shkruar nga Anabel

23 Janar 2025

Ky truk me parfumin do t'ju ndihmojë të krijoni aromën

Të gjitha ne kemi ndaluar të paktën njëherë për të nuhatur më mirë një aromë që na “rrëmbeu” dhe na kujtoi një episod nga jeta jonë apo thjesht na pëlqeu shumë.

Shumë prej nesh kemi kaluar orë të tëra në një dyqan të madh duke u përpjekur të gjejmë parfumin e duhur. Disa kanë qenë me fat që kanë gjetur parfumin ideal, por shumë të tjerë nuk e kanë gjetur ende.

Epo, le të themi që parfumi i ëndrrave mund të mos gjendet vetëm në një shishe.

Ju nuk duhet të vazhdoni të kërkoni për aromën e përsosur, përkundrazi mund të shikoni koleksionin tuaj të parfumeve dhe të filloni të bëni kombinime, duke krijuar aromën që dëshironi.

Një mënyrë e thjeshtë për të filluar eksperimentimin me kombinimin e aromave është të aplikoni fillimisht kremin e trupit, më pas hidhni një ndër parfumet tuaja të preferuara në dekolte dhe një tjetër në kyçet e dorës.

Disa truke që mund të ndiqni për të krijuar rezultatin më të mirë të mundshëm është kombinimi i aromave që kanë një bazë të përbashkët, si portokalli apo jasemini. Megjithatë, nëse doni të eksperimentoni, mund të kombinoni edhe dy tone të kundërta si vanilje dhe piper ose erëza.

Më poshtë kemi zgjedhur disa nga parfumet nga të cilat mund të frymëzoheni:

Ky truk me parfumin do t'ju ndihmojë të krijoni aromën
Libre Flowers & Flames Eau de Parfum Florale, YSL
Ky truk me parfumin do t'ju ndihmojë të krijoni aromën
La vie est belle L’Elixir, Lancôme
Ky truk me parfumin do t'ju ndihmojë të krijoni aromën
Paradoxe Virtual Flower Eau de Parfum, Prada
Ky truk me parfumin do t'ju ndihmojë të krijoni aromën
Desert Dawn Eau de Parfum, Byredo
Ky truk me parfumin do t'ju ndihmojë të krijoni aromën
Gucci Flora Gorgeous Orchid Eau de Parfum, Gucci
Ky truk me parfumin do t'ju ndihmojë të krijoni aromën
L’Eau de Parfum Intense, Chloé
Ky truk me parfumin do t'ju ndihmojë të krijoni aromën
APOM Eau de Parfum, Maison Francis Kurkdjian