
Për ditën e sotme, miliona përdorues të chatbot-it të njohur të OpenAI, ChatGPT, po përballen me ndërprerje të mëdha në përdorimin e këtij shërbimi të inteligjencës artificiale. Pas dy ditëve me shqetësime dhe raporte të shumta, OpenAI ka pranuar një defekt të madh dhe ka njoftuar për “shkallë të lartë gabimesh” që kanë prekur platformën.
Pas një periudhe që ka zgjatur nga ora 3:33 deri në 4:23 kompania njoftoi se problemi është zgjidhur dhe përdoruesit mund të rikthehen në përdorim të platformës.
Por, siç mund ta shihni, shumë përdorues nga mbarë bota vazhdojnë të hasin probleme me aksesin. Sipas faqes “Downdetector”, ka pasur një shpërthim të raporteve rreth orës 12:30 me më shumë se 5,100 raporte vetëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe mbi 4,300 në SHBA.
Kjo mund të jetë koha e duhur për të testuar aftësitë tuaja për të krijuar ide, sepse “Bad Gateway” është mesazhi që shumica prej nesh po shohim tani!