Celebrity

Nga gjërat e shumta që mund të mendonit, ja se për çfarë nuk i vjen aspak turp Kloé Kardashian!

Shkruar nga Anabel

23 Janar 2025

Nga gjërat e shumta që mund të mendonit, ja se për

Khloé Kardashian i ka të qarta prioritetet e saj. Në episodin e dytë të podcast-it të saj, “Khloé in Wonderland”, iu bashkua Jay Shetty për një bisedë të sinqertë rreth dashurisë - dhe Kardashian, zbuloi se nuk i vjen turp "për të kaluarën e saj romantike".

Ajo filloi duke iu referuar marrëdhënies së saj të mëparshme me ish-bashkëshortin Tristan Thompson, (tradhtitë e shumta të të cilët ndaj saj janë bërë publike), duke thënë se ata "nuk janë më bashkë, por bashkëprindërojnë shumë shumë mirë".

Nga gjërat e shumta që mund të mendonit, ja se për

"Për momentin, nuk jam e lidhur me askënd sepse marrëdhënia me fëmijët e mi është gjithçka për mua. Nuk jam duke kërkuar dikë dhe jam shumë e lumtur. Ndihem shumë e përmbushur", zbuloi ajo.

Kardashian vazhdoi rrëfimin duke thënë se i ka bërë të gjitha këto "me shpresën që kur të takoj partnerin tim të ardhshëm, ai do të jetë partneri im i përjetshëm, por edhe i duhuri që do të doja të isha pranë fëmijëve dhe familjes sime".

Megjithatë, dhe motra e saj Kim bëri një deklaratë të ngjashme derisa zbuloi në promo-n e “Kardashians” se ishte në një lidhje të re romantike.

“Edhe pse nuk do t'i uroja askujt atë që kam kaluar, gjithashtu nuk më vjen turp për asgjë që kam kaluar në jetën time romantike”, vazhdoi gjithsesi Khloé.

"Unë mendoj se është një nga superfuqitë e mia që kam kaluar nëpër gjithë ato gjëra dhe sërish e shoh jetën me shumë dashuri."

Khlo ka dy fëmijë me Thompson, True dhe Tatum, të cilëve ajo iu referua më shumë se një herë gjatë podcast-it si "prioriteti i saj kryesor".

Burimi: People

Artikuj të sugjeruar: