Instagramming

TikTok po bën që produktet e bukurisë "joseksi" të duken shumë tërheqëse

Shkruar nga Anabel

27 Janar 2025

TikTok po bën që produktet e bukurisë "joseksi" të

Këndi i internetit i njohur si zona e bukurisë në “TikTok” (ose BeautyTok, shkurt) zakonisht mbushet me produkte të paketuara shumë bukur, ku më shumë se vetë funksioni, vlerësohet pamja e produktit.

Kremëra trupi të miratuar nga të famshmit që qëndrojnë në tualete të denja për një fotosesion, vajra buzësh dhe parfume trupi që shkëlqejnë para një sfondi të mrekullueshëm, është ajo që na serviret zakonisht. Por kohët e fundit, gjërat po ndryshojnë. Fokusi duket të mos jetë më pamja apo paketimi i produkteve, por funksioni dhe efikasiteti i tyre.

“Produkte bukurie joseksi” duket të jetë trendi më i ri në “TikTok”, ku shumë përdorues shpërndajnë video të produkteve që “iu kanë bërë punë”, pa u nisur nga pamja e tyre.

Emërtimi "jo seksi" përcaktohet nga dy drejtime: paketimi - i cili favorizon përshkrimet e drejtpërdrejta të produkteve në vend të shkronjave të mëdha apo ngjyrave fotozhenike - dhe qëllimi përse përdoruesit i zgjedhin këto produkte. Nga video në video, pjesëmarrësit në trend ndajnë rekomandime mbi këto produkte që nga shampot, kujdesi i fytyrës apo probleme të tjera dermatologjike, si lëkura e thatë, ekzema ose rosacea.

Komentuesit gjithashtu kanë “përqafuar” këtë trend.

"Është kaq bukur të gjesh një video të cilës i besoj në të vërtetë [sepse] nuk është e sponsorizuar," shkroi një komentues.

Burimi: Marie Claire

Artikuj të sugjeruar: