Disa nga filmat dhe serialet më të mëdha në histori po shkojnë me shpejtësi drejt përvjetorëve të mëdhenj. Çdo vit, gjithnjë e më shumë filma dalin në treg, me biletat që vazhdojnë të përjetojnë rritje të qëndrueshme.
Me këtë rritje të popullaritetit dhe lulëzimin e biznesit të kinemasë, ka shumë më tepër filma që janë bërë gjerësisht të njohur dhe të pëlqyer nga publiku. Sidoqoftë, është e habitshme se sa prej filmave "të vjetër" po i afrohen me shpejtësi përvjetorëve të rëndësishëm (pavarësisht se ndihen sikur u publikuan kohët e fundit) dhe vazhdojnë të duhen po njësoj nga njerëzit.
“Star Wars”, 25 vite
“Star Wars” publikoi ??fillimisht pjesën e parë, “A New Hope”, në vitin 1977, pothuajse 50 vjet më parë. Megjithatë, ajo që është edhe më tronditëse është fakti se filmi i katërt, doli pothuajse 25 vjet më parë. “Star Wars: Episode I - The Phantom Menace “ofroi disa nga sfondet thelbësore të ngjarjeve që përfundimisht do të çonin në rënien e Republikës dhe ngritjen e Perandorisë mizore brenda universit të “Star Wars”.
“The Lion King”, 30 vite
“Mbreti Luan” është një nga filmat më të dashur për fëmijë të të gjitha kohërave, me një nga vdekjet më tragjike dhe më pikëlluese. Kur filmi u publikua fillimisht në 1994, ai fitoi sukses kritik dhe komercial pasi mori një gamë të gjerë çmimesh, duke përfshirë Oscars, Golden Globes dhe Grammy. Filmi gjithashtu vazhdoi të frymëzonte disa vazhdime, megjithëse asnjë nuk arriti të njëjtin popullaritet, përfshirë filmin e 2019-ës.
“Fight Club”, 25 vjet
Një nga filmat më të mëdhenj të realizuar ndonjëherë doli në vitin 1999, me regji nga vizionari David Fincher. “Fight Club” u bazua në romanin e Chuck Palahniuk dhe nxorri në pah talentet e pabesueshme të Edward Norton, Brad Pitt dhe Helena Bonham Carter. Filmi përmban një nga kthesat më të mira të të gjitha kohërave në çdo film dhe u bë një klasik i menjëhershëm me fansat që citojnë dhe debatojnë ende mbi filmin dhe tematikat e tij.
“Malcolm in the Middle”, 25 vjet
Për fansat e “Breaking Bad” që u takuan për herë të parë me Bryan Cranston si mbreti i drogës Walter White dhe më pas panë se ai luante babanë e çuditshëm të një familjeje qesharake, “Malcolm in the Middle” mund të ishte një tronditje. Ndikimi i një këndvështrimi më pak të sheqerosur i shfaqjes për jetën familjare u ndje në televizione për shumë vite pas përfundimit të shfaqjes në vitin 2006. Të rritesh në një familje të klasës së mesme është e vështirë dhe “Malcolm in the Middle” e paraqiti këtë më së miri. 25 vjet më vonë, një rikthim i këtij seriali u njoftua nga Disney+.
“Gilmore Girls”, 25 vjet
Lorelei (Lauren Graham) dhe Rory (Alexis Bledel) Gilmore, fjalë për fjalë u bënë i gjithë identiteti për një brez vajzash kur “Gilmore Girls” u publkua në vitin 2000. Si dyshja më e çuditshme nënë-bijë në të gjithë Stars Hollow. Rikthimi i serialit me miniserialin “A Year in the Life” nga Netflix-i vërtetoi natyrën e përjetshme të histories e cila vazhdon të tërheqë audiencë të re edhe në ditët e sotme.
Artikuj të sugjeruar: