Style Tips

Si veshja skandinave mund të na bëjë më të lumtur *.*

Shkruar nga Anabel

28 Janar 2025

Si veshja skandinave mund të na bëjë më të lumtur *.*

Stili nordik është i lehtë për t'u veshur, madje mund të na sjell gëzim. Të paktën, kështu shprehen besnikët e këtij stili.

“Gratë në Suedi dhe Norvegji përdorin modën për të luftuar ndjenjat e depresionit dhe pagjumësisë që mund të vijnë nga ditët shumë të errëta dhe të ftohta”, shprehet Martha Beck.

Si veshja skandinave mund të na bëjë më të lumtur *.*

Njerëzit janë fiksuar pas stilit skandinav, sepse përvetësohet me lehtësi pa humbur identitetin.

Për kritikët e modës si Borrelli-Persson, stili “Scandi-girl" ka shkuar përtej tendencave mjaft popullore si #BarbieCore dhe #QuietLuxury për t'u bërë një lëvizje më e madhe e modës.

Diferenca mes stilit skandiav ndaj tendencave të tjera është se tejkalon disa standarde të rrënjosura prej kohësh. Duket se ekziston një ide që kur është ftohtë, duhet të dukesh i veshur shumë trashë dhe me ngjyra si gri apo të zeza.

Por stili i vajzave skandinave sjell gëzim gjatë dimrit, duke eksploruar me pallto shumëngjyrëshe.

Si veshja skandinave mund të na bëjë më të lumtur *.*

Të tilla veshje me kombinime ngjyrash duket se i bëjnë më të bukura ditët gri të dimrit.

Po ashtu, mënyra se si dizajnerët nordikë përdorin ngjyrat për t'i dhënë syrit diçka komplekse dhe emocionuese është e qëllimshme.

Si veshja skandinave mund të na bëjë më të lumtur *.*

Zgjedhja e printimeve dhe ngjyrave të mrekullueshme është një mënyrë për “të sjellë diell” për botën përmes veshjeve.

Thjeshtësi, rehati, funksionalitet

Stili danez është shumë i rrënjosur në thjeshtësinë, prakticitetin dhe funksionalitetin. Në një botë ku koleksionet e modës shpesh duken të ekzagjëruara, stili skandinav na sjell atë që na duhet: rroba të bukura, por praktike.

Si veshja skandinave mund të na bëjë më të lumtur *.*

Artikuj të sugjeruar: