Për më shumë se një dekadë, njerëzit në të gjithë botën kanë zhvilluar dhe çuar në një nivel tjetër produktivitetin dhe kreativitetin e tyre duke u mbështetur tek telefonat inteligjentë Galaxy. Gjenerata S e ndërtuar mbi trashëgiminë e inovacionit të serisë Galaxy Note është bërë sinonim i krijimtarisë së pakufishme dhe është shndërruar në serinë e preferuar të miliona përdoruesve. Vitin e kaluar, Samsung prezantoi Galaxy AI, duke sjellë një epokë të re të përvojave celulare. Kjo teknologji novatore ndihmoi serinë Galaxy S Ultra të evoluojë në një pajisje edhe më të fuqishme për të çuar në një tjetër nivel krijimtarinë tuaj. Kamerat, fotografia, krijimi i kontentit është pjesa e e preferuar për shumë prej nesh dhe me One UI 7, platformën e parë të integruar të inteligjencës artificiale të Samsung, telefoni juaj do të bëhet një shoqërues i vërtetë i AI. Tashmë është vendosur një standard të ri i AI multimodale celulare që mundëson kreativitet të jashtëzakonshëm.
Seria Galaxy S25 ofron shkrepje ultra të detajuara në çdo pajisje të prezantuar me sensorë me rezolucion të lartë dhe ProVisual Engine, duke vendosur një standard të ri për fotografinë në celular. Me një sensor të ri të kamerës ultra të gjerë 50 MP të përmirësuar nga 12 MP i mëparshëm, Galaxy S25 Ultra ofron qartësi dhe gjallëri të jashtëzakonshme.
Ju do të arrini të kapni të gjitha detajet e një peizazhi pavarësisht nëse e shkrepni foton nga afër apo larg.
Regjistrimi 10-bit HDR tani aplikohet si parazgjedhje, duke ofruar shprehje ngjyrash katër herë më të pasura në krahasim me 8-bit. Në këtë mënyrë, Galaxy S25 mund të kapë detaje të pabesueshme pavarësisht dritës. Plus, videot me dritë të ulët nuk kanë qenë kurrë më të qarta se sa me Galaxy S25. Bazuar në procesorin e fuqishëm, Galaxy S25 analizon lëvizjen dhe kohën për të reduktuar zhurmën në mënyrë më efektive. Ky integrim lejon zbulimin e objekteve në lëvizje dhe atyre statike me saktësi më të madhe, duke siguruar pamje më të mprehta dhe më të pastra në çdo skenar.
Galaxy S25 prezanton gjithashtu një sërë mjetesh dikur të kufizuara në softuer të specializuar, duke e bërë modifikimin e avancuar të aksesueshëm për të gjithë. Tani çdokush mund të jetë profesionist në redaktimin e fotove dhe videove. Audio Eraser thjeshton heqjen e zhurmës së padëshiruar në video. Duke izoluar kategoritë e tingujve – duke përfshirë zërat, muzikën, erën, natyrën, turmat dhe zhurmën – mund të kontrolloni se çfarë të ulni ose eliminoni plotësisht.
Për një përvojë të ngjashme me DSLR në celular, Galaxy S25 prezanton kontrollin e thellësisë së fushës me Virtual Aperture, të integruar në Expert RAW. Galaxy S25 gjithashtu zhvillon më tej krijimtarinë kinematografike me Galaxy Log, duke mundësuar opsione precize të klasifikimit të ngjyrave për prodhim video më profesional.
Portrait Studio është përmirësuar gjithashtu, duke i lejuar përdoruesit të krijojnë avatarë të personalizuar me shprehje të fytyrës më të vërteta. Filters prezanton filtra të rinj të stilit analog, duke ofruar estetikë të ngjashme si nëpër fima, për fotot dhe videot e tyre.
Lista e asaj çfarë mund të bëni tjetër me këtë telefon të zgjuar është shumë e gjatë dhe arsyet përse ky telefon është pioneri i diçkaje që do të revolucionojë jetën tuaj po ju lëmë t’i zbuloni duke e bërë tuajin këtë smartphone ose duke na ndjekur për më shumë të reja.
Për më shumë informacion rreth serisë Galaxy S25, ju lutemi vizitoni https://www.samsung.com/al/.