Celebrity

Saga gjyqësore: Blake Lively dhe Justin Baldoni do të përballen për herë të parë

Shkruar nga Anabel

29 Janar 2025

Saga gjyqësore: Blake Lively dhe Justin Baldoni do të përballen

Një gjykatës në Nju Jork ka caktuar datën e gjyqit midis Justin Baldonit dhe Blake Lively në mars 2026, ndërsa debatet publike midis dy kolegëve vazhdojnë të përshkallëzohen. Gjykatësi u kërkoi të dyja palëve që të ishin gati për gjyq më 9 mars 2026. Ai gjithashtu caktoi një takim për javën e ardhshme, duke ftuar avokatët përkatës të diskutonin mbi çështjen përpara gjyqit.

Nga ana tjetër, Blake Lively akuzoi avokatin e Justin Baldoni se po përpiqej të ndikojë tek gjyqtarët duke publikuar në mënyrë selektive dokumente dhe komunikime nëpërmjet një faqeje interneti, për të cilën ajo pretendoi se kishte për qëllim shkatërrimin e karrierës së saj.

Saga gjyqësore: Blake Lively dhe Justin Baldoni do të përballen

Nga ana e tij, avokati i Baldonit, Brian Friedman, tha se “Lively ka frikë nga e vërteta” dhe kërkoi publikimin e provave, si mesazhet dhe videot, të cilat sipas tij hedhin poshtë pretendimet e saj. Në një letër drejtuar gjyqtarit, një tjetër nga avokatët e Baldonit, Kevin Fritz, akuzoi Lively-n për një fushatë shpifjeje që ka shkaktuar dëme serioze, duke pretenduar se të pandehurit kanë pësuar "bojkot nga shoqëria" dhe qindra miliona dollarë humbje.

Ndërkohë, Blake Lively ka kërkuar dëshmi nga eksperti, Jed Wallace, duke e akuzuar atë për manipulim të komenteve negative në rrjetet sociale që preknin imazhin e saj publik. Wallace thuhet se ka punuar me PR-ët e Baldonit. Paditë mes dy palëve përfshijnë akuza për ngacmim seksual dhe shpifje nga Lively dhe kundërshtim të akuzave nga Baldoni, i cili kërkon 400 milionë dollarë dëmshpërblim. Gjyqtari mund t'i bashkojë çështjet në një gjykim.

Filmi "It Ends With Us", i bazuar në romanin e Colleen Hoover, u publikua në gusht me një promovim mbresëlënës prej 50 milionë dollarësh, pavarësisht thashethemeve për tension mes aktorëve kryesorë.

Artikuj të sugjeruar: