Style Tips

Si të visheni si CEO pa taka

Shkruar nga Anabel

29 Janar 2025

Si të visheni si CEO pa taka

Le ta pranojmë, të ecësh si protagoniste e “Suits” ose “Gossip Girl” gjatë gjithë ditës nuk ka qenë kurrë gjëja më komode në botë.

Sot takat në përditshmëri duken si një pjesë e së shkuarës jo shumë të largët, por vërhet një tendencë për të mos veshur taka (të paktën të larta) gjatë orarit të punës.

Vitet e fundit ka pasur një zhvendosje drejt opsioneve më praktike të veshjeve dhe këpucëve, me atletet që shfaqen si një alternativë fleksibël ndaj rregullave dikur strikte të kodit të veshjes profesionale.

Për fat të mirë, sot nuk është kështu. Në fakt, sipas një raporti të lidhur nga kompania e analizimit të tregut “NPD Group”, gratë pas pandemisë kanë ulur shpeshtësinë e veshjes së takave në punë në një herë në javë ose vetëm në takime të rëndësishme.

Gjatë pandemisë, ndërsa punonim nga shtëpia, nuk kishte rëndësi se çfarë këpucësh kishim veshur. Shumica e kompanive të mëdha tani kanë vendosur të lejojnë atletet dhe një kod veshjeje “casual-chic’ në përgjithësi në mjedisin e punës.

Sigurisht, atletet nuk janë opsioni i vetëm për stilin e zyrës. Ka disa alternativa të bukura. E vërteta është se vitet e fundit përditshmëria jonë është aq e ngarkuar sa duhet të veshim rroba dhe aksesorë që na shërbejnë gjatë gjithë ditës.

Ekosistemi i modës iu përgjigj nevojave në ndryshim dhe përveç stilistëve, shumica e markave u siguruan të integrohen ose në koleksionet e tyre tashmë ekzistuese, ose duke krijuar seri të dedikuara për veshje moderne të punës.

Megjithatë, ne kemi zgjedhur disa kombinime shumë të rehatshme dhe të bukura për në zyrë:

Si të visheni si CEO pa taka

 

Si të visheni si CEO pa taka

Si të visheni si CEO pa taka

Si të visheni si CEO pa taka

Si të visheni si CEO pa taka

Burimi: Marie Claire

Artikuj të sugjeruar: