Rihanna dhe A$AP Rocky nuk do të lejojnë që gjyqi i tij t'i ndalojë ata të argëtohen, pasi çifti u pa së bashku në një dalje publike pas një dite të gjatë të reperit në gjykatë.
Si zakonisht, dyshja e famshme doli për një darkë në një restorant të LA. Rihanna është dukur më e qetë se kurrë, duke pranuar të japë autografe si normalisht.
A$AP është parë me të njëjtën veshje që kishte veshur në gjykatë, një këmishë me jakë të bardhë, të shoqëruar me një kravatë të bukur të zezë dhe një pallto ngjyrë kafe.

RiRi ka treguar mbështetjen e saj ndaj të shoqit, të paktën për sa i përket modës, duke u dukur e mrekullueshme në një pallto lëkure të zezë, së bashku me një këmishë xhins me kopsa dhe një palë xhinse fantastike.
Rihanna mund të jetë duke u përgatitur për pak ndryshim në jetën e saj, pasi ajo po planifikon të jetë e pranishme në gjykatë të mërkurën. Sigurisht, nëse do të marrë pjesë, të gjithë sytë do të jenë te superylli që di të bëjë një hyrje të madhe në çdo rast. Thuhet se ajo do të jetë e ulur pas me publikun e gjerë.

Gjyqi për reperin nisi të martën, me akuzuesin e Rocky-t, A$AP Relli, që tregoi momentin kur Rocky dyshohet se gjuajti me armë mbi të gjatë mosmarrëveshjes së tyre në vitin 2021.
A$AP është vetëdeklaruar i pafajshëm dhe ka refuzuar një marrëveshje për pranimin e fajësisë, pasi u akuzua për 2 akuza të krimit të sulmit me një armë zjarri gjysmë automatike. Ai përballet me një maksimum prej 24 vitesh burg, nëse shpallet fajtor.
Shanset janë të larta që kjo të ndodhë, por nga pamja e tyre, Rocky dhe Rihanna janë më të qetë e të lumtur se kurrë më parë.
Burimi: TMZ
Artikuj të sugjeruar: