Drama e re Chiara Ferragni - Fedez vazhdon sërish, këtë herë me të tjera deklarata tronditëse nga Fabrizo Corona.
Siç mund ta keni lexuar, Corona në “Falsissimo” publikoi një telefonatë mes Fedez-it dhe një vajze, Angelica Montini. Ish-paparaci, i cili prej kohësh ka qenë i afërt me reperin, deklaroi se në zemrën e Fedez-it kishte pasur gjithmonë një grua tjetër (Angelica). Chiara reagoi dhe foli për herë të parë për tradhtinë e Fedez-it. Për më shumë detaje, klikoni këtu.

Ç’ndodhi më pas?
Përmes një deklarate të gjatë në Instagram, Frabrizio Corona hedh akuza të rënda për Chiara-n, duke pretenduar, ndër të tjera, se edhe ajo e ka tradhtuar Fedez-in.
“Sa e çuditshme! Episodi i FALSISSIMO, i transmetuar të hënën në orën 21:00, ku më në fund u tregua e vërteta pas vitesh marrëzi të treguara në rrjetet sociale dhe në platforma të rëndësishme si Amazon - që tani duhet të rimbursojë të gjithë abonentët që kanë paguar për të parë përrallën e Ferragnez - nuk e preku aspak Chiara Ferragni-n. Edhe pse u kap nga kamerat e Striscia la Notizia dje në mëngjes, ajo nuk dha asnjë deklaratë, veç tha: “Pyeteni atë”. Për herë të parë, mund të ishte e sinqertë dhe të shfrynte.” – shkruan Corona.
Më pas ai vazhdon:
“A po flasim për të njëjtin person që, një vit pas hetimit mbi Pandoro Gate, dha të vetmet deklarata në programin më të keq televiziv të Italisë, i drejtuar nga gazetari më i keq italian? Asnjë pyetje e sikletshme, asnjë sqarim, asnjë përgjigje, kurrë një të vërtetë të VËRTETË, duke lënë gati 30 milionë ndjekësit e saj pa përgjigje, pa respekt. Sot më në fund, në orën 19:00, Chiara Ferragni foli për herë të parë dhe, siç raportuan të gjitha gazetat italiane, e bëri këtë për t’iu përgjigjur videos tronditëse të transmetuar të hënën nga unë në FALSISSIMO. Por pse nuk e bëri dje?”
Shënim: Corona i referohet skandalit të fushatës së bamirësisë të Chiara-s me kompanitë “Balocco” dhe “Dolci Preziosi”. Sipas autoriteteve italiane, Chiara dhe kompanitë kishin përfituar nga fushata e bamirësisë dhe shuma të vogla dhe të papërfillshme ishin dhuruar vërtet për bamirësi. Për më shumë, lexoni këtu.
Por, nuk mbaron këtu:
“Sa rastësi, pikërisht sot në të gjitha edicionet e lajmeve të orës 13:00 qarkullon një lajm bombastik: Pavarësisht tërheqjes së pashpjegueshme dhe të papritur të Codacons, i cili vetëm një muaj më parë kishte arritur një marrëveshje me Ferragni-n për të rimbursuar konsumatorët dhe për të tërhequr padinë, Chiara u dërgua sërish në gjyq. Për herë të parë në jetën e saj, ajo do të duhet të përballet me një proces të gjatë dhe të lodhshëm penal, e rrethuar nga gazetarë të gatshëm ta akuzojnë për fakte shumë të rënda, duke e kthyer çdo seancë gjyqësore në një lloj podcast-i true crime.”
Shënim: Codacons - organizatë joqeveritare italiane me objektiv mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të konsumatorëve dhe qytetarëve.
Corona shton:
“Dhe çfarë bën Chiara Ferragni? Kërkon ndihmën e grave në mbarë botën. Zhvendos vëmendjen mediatike nga procesi në një histori dashurie që ka përfunduar prej vitesh (tani ajo ka një familje të re, të ndërtuar duke “vjedhur” burrin e një gruaje tjetër të pasur), duke u paraqitur si viktima e përsosur: e ëmbël, besnike, gruaja model që mban mbi supe përgjegjësinë e familjes. Ndërkohë, Federico përshkruhet si burri i keq, i pamëshirshëm, tradhtar, i pabesë, i papërgjegjshëm dhe indiferent. Stereotipi klasik i burrit. Ajo do të kalojë nga kronika e zezë në romanin romantik. Do të shndërrohet nga xhelat në viktimë. Por loja është e qartë…Chiara…”
Ai e mbyll duke deklaruar:
“Ke qëndruar në heshtje gjatë gjithë këtyre viteve, jo sepse doje të ktheje faqe dhe të mos riktheje dhimbjen, jo sepse ke dy fëmijë që do të dëgjojnë gjithçka. Ka një vit që e vetmja gjë që i kërkon Federico-s është që të mund të tregosh fëmijët. Ti, që me fëmijët nuk rri kurrë. Vetëm [rrinë me] dado të paguara shtrenjtë. Unë kam bërë një zgjedhje në jetën time, të bëj këtë profesion dhe askush nuk mund të më ndalojë. Ashtu siç askush nuk do të më ndalojë të publikoj PJESËN E TRETË të kësaj historie. Do të tregoj se sa "grua e përkryer" je, sa marrëzira ke treguar për 15 vjet, të gjitha detajet e rrethit tënd të ngushtë, bizneset e tua të pista dhe dashurinë e vërtetë që, megjithatë, e ke tradhtuar vazhdimisht. Le të fillojmë me një, ai që këndon në Sanremo këtë vit, Achille Lauro. A të kujtohet kur i ke pohuar Fedez-it se ke fjetur me të?”

Fedez dhe Chiara nuk kanë reaguar...deri tani të paktën.