
Xheneta Fetahu, ish-banore e Big Brother VIP Kosova, ka reaguar për herë të parë pas daljes nga spektakli, përmes një postimi në rrjetet sociale. Në mesazhin e saj, ajo falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, duke vlerësuar në mënyrë të veçantë familjen dhe miqtë besnikë.
Ajo ka ndarë edhe ndjesitë e saj për këtë periudhë, duke e cilësuar si të rëndësishme për jetën e saj dhe duke theksuar se tani po reflekton mbi realitetin jashtë lojës. Ajo kërkon mirëkuptim për mungesën e intervistave deri tani, duke theksuar se ka nevojë për kohë për t’u përballur me gjithçka që ka ndodhur.
Ndërkohë, pas daljes nga BBVK, Xheneta ka zbuluar edhe përfshirjen e Gjestit me të cilin kishte disa shkëndija, në Big Brother VIP Albania, ku ai ka krijuar një lidhje të re (të diskutueshme) me Egli Takon, duke shkaktuar reagime në rrjet.
Në fund të mesazhit të saj, Xheneta u bën thirrje ndjekësve dhe mediave për respekt ndaj kufijve personalë dhe familjarë, duke apeluar për mirëkuptim dhe dashuri.
A do të vijë një reagim më i qartë për situatën me Gjestin? Kjo mbetet për t’u parë në vazhdim!
View this post on Instagram