Celebrity

Taylor Swift distancohet nga miqësia me Blake Lively: “Ndihet e përdorur”

Shkruar nga Anabel

31 Janar 2025

Taylor Swift distancohet nga miqësia me Blake Lively: “Ndihet e

Taylor Swift po distancohet nga miqësia e saj me Blake Lively pasi ndjeu se ishte përdorur nga aktorja dhe u përfshi në një proces gjyqësor në të cilin nuk do donte ishte pjesë.

Emri i këngëtares u përfshi në mosmarrëveshjen ligjore midis Lively dhe Justin Baldonit, kur ai pretendoi se Blake përdori Swift për ta kërcënuar në një takim me bashkëshortin e saj, Ryan Reynolds, për ndryshimet që Blake donte t'i bënte një skenë në film.

Në padinë e tij prej 400 milionë dollarësh, të paraqitur në fillim të këtij muaji, Baldoni tha se Swift u paraqit, pa paralajmërim, në një takim që kishte me Blake Lively dhe e bëri të ndihej sikur "duhej të pajtohej me udhëzimet për skenarin".

Më vonë, Lively u shfaq duke kërcënuar Baldonin duke e krahasuar veten me personazhin e "Game of Thrones", Khaleesi në një seri mesazhesh në të cilat ajo i referohej Reynolds dhe miqve si dragonjtë" e saj.

Taylor Swift distancohet nga miqësia me Blake Lively: “Ndihet e

Ky karakterizim (dragoi) thuhet se ishte 'pika e fundit që derdhi gotën' për Swift, e cila nuk kishte planifikuar kurrë të merrte pjesë në takim, por iku në Nju Jork për një vizitë të aktorja si zakonisht.

"Ajo po kalon pak kohë me Blake, sepse nuk dëshiron të përfshihet në këtë ngjarje më shumë sesa është përfshirë tanimë," tha një burim i afërt me Taylor Swift për DailyMail.

Mesazhi i Blake, "Unë kam dragonjtë e mi, si Khaleesi", u konsiderua gjithashtu i panevojshëm nga rrethi i brendshëm i Taylor Swift. Në fakt, ata besojnë se është përdorur si kërtënim, duke e vënë Taylor në pozitën e një kafshe ose një objekti.

Një burim i dytë i afërt me këngëtaren i tha gazetës: 

“Taylor ka qenë shumë e sjellshme për të gjithë këtë. Ajo është e ndërgjegjshme për imazhin qtë ka, për të cilin kujdeset shumë dhe e urren faktin që emri i saj është përmendur edhe në mënyrë indirekte”.

Ky vendim padyshim që do të trondisë fansat e këngëtares “Cruel Summer”, e cila prej një dekade është mike me yllin e “Gossip Girl”, ku paraqitjet e tyre të përbashkëta janë të shumta.

Megjithatë, Taylor u duk se mbështeti shoqen e saj në fillim të kësaj sage debatesh me Justin Baldonin.

Blake u fotografua duke mbërritur në banesën e Swift, pas thashethemeve të para, për t'i shpëtuar gjithë presionit mediatik.

Në atë kohë, Blake Lively u akuzua se ishte indiferente ndaj çështjeve të dhunës në familje, që trajton filmi, dhe se kishte shfrytëzuar publikimin e filmit për të promovuar markën e saj të pijeve alkoolike.

Taylor Swift distancohet nga miqësia me Blake Lively: “Ndihet e

Artikuj të sugjeruar: