Cyber Fun

Tjetër telash për TikTok-un: Mijëra këngë virale pritet të zhduken nga platforma

Shkruar nga Anabel

31 Janar 2025

Tjetër telash për TikTok-un: Mijëra këngë virale pritet

“Universal Music”, kompani e cila operon në dhjetëra vende të botës dhe përfaqëson mijëra artistë nga zhanre të ndryshme të muzikës , nuk arriti në një marrëveshje me platformën TikTok në lidhje me tarifat që ajo fiton për shpërndarjen e këngëve në këtë rrjet social. Në këtë mënyrë, ekziston një mundësi serioze që të zhduken nga faqja më e njohur e rrjeteve sociale, mijëra këngë.

TikTok është në pronësi të kompanisë kineze të teknologjisë “ByteDance” dhe aktualisht ka rreth një miliard përdorues. Mediumi u krijua rreth shpërndarjes së këngëve të ndryshme dhe kërcimit, që do të thotë se nëse përdoruesit e tij privohen nga muzika e Taylor Swift , Drake, The Weekend dhe shumë artistëve të tjerë, përdorimi i tij mund të ulet ndjeshëm.

Tjetër telash për TikTok-un: Mijëra këngë virale pritet

Universal akuzoi kompaninë kineze për fyerje në negociatat e tyre, duke pretenduar se ata donin të paguanin një shumë minimale në krahasim me atë që paguajnë platformat e tjera për akses në të njëjtën përmbledhje muzikore. Në një letër të hapur për artistët në këtë fushë, Universal, e cila kontrollon 1/3 e industrisë së muzikës në mbarë botën, argumentoi se TikTok mbështetet në muzikën në pronësi të të tjerëve për të bërë fitime, pa paguar pjesën e saj për të drejtat e autorit.

Kompania pohoi gjithashtu se të gjithë këtë proces po e bën jo vetëm për përfitimin e saj, por edhe për t'u paguar artistëve tarifat e tyre, si dhe për të mbrojtur të drejtat morale të krijuesve, në të gjitha format e saj. Kompania iu referua gjithashtu rreziqeve të mjeteve të inteligjencës artificiale dhe sigurisë së përdoruesve të platformës TikTok.

Tjetër telash për TikTok-un: Mijëra këngë virale pritet

Kontrata mes dy kompanive skadon sot, më 31 janar, ndaj vendimet duhet të merren shumë shpejt, përndryshe nëse doni të bëni një video nesër me sfond muzikor të Beatles , Rolling Stones apo Sophie Ellis-Bextor , e cila është gjithashtu shumë në modë kohët e fundit, kërkimet tuaja mund të mos japin asnjë rezultat.

Artikuj të sugjeruar: