Pas akuzave të Chiara Ferragni-t ndaj Fedez-it për tradhti, ka ndërhyrë dhe mamaja dhe menaxherja e reperit me një reagim në rrjete sociale.
Annamaria Berrinzaghi, e njohur edhe si Tatiana, i është përgjigjur një përdoruesi në Instagram i cili në mënyrë provokative e pyeti në komente: “Nuk flet më mamushja?”.
"Po cili është problemi juaj? Është më mirë të mos flas, më beso, ashtu siç askush nga ne nuk ka folur ndonjëherë," u përgjigj ajo duke i hedhur gjithsesi edhe më shumë benzinë zjarrit të dramës më të fundit.
Pas zbulimeve të tradhtive nga Fabrizio Corona për marrëdhënien mes Fedez dhe Ferragni-t dhe reagimit të mëvonshëm të blogeres - me një shpërthim të gjatë në rrjetet sociale - reperi dhe familja e tij janë pushtuar nga një valë kritikash në internet.
Ndërkohë, nën postimet e Fedez-it, mund të lexoni komente sarkastike si: "Mashtrimi i vërtetë nuk ishin panetonet, por ishe ti" dhe "Si do prezantohesh në Sanremo pas kësaj?".
Edhe profili i nënës së tij bombardohet me akuza: ka nga ata që e konsiderojnë bashkëpunëtore duke shkruar “Vazhdoj të pyes veten: ti dije gjithçka që në fillim dhe ke kontribuar për të mbuluar bredhjet e djalit tënd?”, dhe nga ata që tregohen më “mirëkuptues” duke e këshilluar të reflektojë: "Më vjen keq për cirkun mediatik, por si prindër duhet t'i bëni vetes disa pyetje".
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Adn Kronos