Celebrity

Bëri histori: Reagimi epik i Beyoncé-s kur fitoi çmimin Grammy bëhet viral

Shkruar nga Anabel

3 Shkurt 2025

Bëri histori: Reagimi epik i Beyoncé-s kur fitoi çmimin

Reagimi i Beyoncé-s kur dëgjoi se fitoi çmimin "Albumi më i mirë i muzikës country" është bërë viral kudo. Kur këngëtarja dëgjoi emrin e saj dhe titullin e albumit “Cowboy Carter”, shtangu dhe dukej se nuk po u besonte veshëve. Këngëtares iu deshën disa sekonda për të reaguar dhe për të shkuar drejt skenës, pas këmbënguljes të vajzës së saj.

Me këtë çmim, ajo bëri histori pasi u bë këngëtarja e parë me ngjyrë që fitoi në këtë kategori, duke trifumfuar ndaj Post Malone me "F-1 Trillion", Kacey Musgrave me "Deeper Well", Chris Stapleton me "Higher" dhe Lainey Wilson me "Whirlwind".

"Uau, nuk e prisja këtë. Uau! Dua të falënderoj Zotin që mundem të bëj akoma atë që dua pas kaq shumë vitesh. Oh, Zot!

Ne punuam shumë për këtë [album]. Mendoj se ndonjëherë zhanri është një fjalë që na mban në ‘vend’ si artistë dhe thjesht dua t'i inkurajoj njerëzit të bëjnë atë që janë të pasionuar dhe të jenë këmbëngulës.

Dua të falënderoj familjen time, të gjithë artistët që bashkëpunuan, faleminderit, ky album nuk do të ekzistonte pa ju. Do të doja të falënderoja përsëri Zotin dhe fansat e mi, jam ende në shok”, tha Beyonce pas marrjes së Grammy-t.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Entertainment Tonight (@entertainmenttonight)

Po ashtu, Beyoncé fitoi Grammy për “Albumin e Vitit”, një çmim mjaft i rëndësishëm, i cili emocionoi këngëtaren që kishte pritur gjatë për të triumfuar në këtë kategori.

Ajo u shoqërua nga vajza e saj, Blue Ivy Carte, e cila nuk kaloi pa rënë në sy. Në një foto të ëmbël nga ceremonia e ndarjes së çmimeve, adoleshentja shihet duke përqafuar nënën e saj.

Bëri histori: Reagimi epik i Beyoncé-s kur fitoi çmimin

Artikuj të sugjeruar: