Showbiz dhe TV

Ndodhi apo jo? Njerëzit janë të bindur se Egli dhe Gjesti janë puthur

Shkruar nga Anabel

3 Shkurt 2025

Ndodhi apo jo? Njerëzit janë të bindur se Egli dhe Gjesti

Këndi i videos nuk na favorizon për të dalë në konkluzione, por shumë njerëz janë të bindur se Egli dhe Gjesti kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë me njëri-tjetrin. Pas situatës së krijuar gjatë dasmës, ku Gerta i hodha verë Gjestit, duke e dëmtuar në sy, ky i fundit doli jashtë shtëpisë për të marrë ndihmë profesionale. Pas rikthimit, ai u prit me puthje dhe përqafime nga banorët e sidomos nga Egli.

Por, puthjet nuk kanë përfunduar me aq. Dyshja, si zakonisht, janë shtrirë në mbrëmje pranë njëri-tjetrit, ku janë shfaqur mjaft të afërt. Është pikërisht momenti më poshtë për të cilin shumë njerëz besojnë se dyshja janë puthur.

Ky moment është bërë viral, teksa në Instagramin zyrtar të “Big Brother VIP Albania” nuk është publikuar ende, (khëm-khëm mos vallë po e "ruajnë" për spektaklin e ardhshëm?).

Më herët, Egli ka pranuar hapur pëlqimin ndaj Gjestit, por këngëtari ka theksuar se nuk ndjen njësoj, ndonëse shfaqet thuajse gjithmonë nën praninë e saj.

Poll